Problemet shëndetësore të mbipeshës

0
51

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme serioze shëndetësore.

Për të përcaktuar nëse trupi është mbipeshë apo obez zbatohet Body-Mass-Index (BMI). Kjo llogaritet duke pjestuar peshën e trupit me gjatësinë në katror. Nëse shifra që del më pas është më e madhe se 25 atëherë jeni mbi peshë, nëse kjo shifër është më e madhe se 30 atëherë jeni obezë.
“Sipas mjekëve nëse keni një BMI 30 atëherë duhet të merret trajtim mjekësor. Obeziteti shepsh herë është faktor rreziku për sëmundje të tjera”, thotë Stefanie Gerlach. Por një gjë është e sigurtë, obeziteti është shkak i sëmundjeve kronike si tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.

 

Numri i obezëve rritje shqetësuese

“Edukimi dhe informacioni nuk mjaftojnë, ndaj edhe shoqëria duhet të bëjë më shumë”, thotë Dr. Stefanie Gerlach, Zëdhënëse e Shoqatës së Obezëve Gjermanë. Rritja e numrit të obezëve në Gjermani, tregon se duhet të ishin marrë masa të tjera për të ndaluar këtë problem.
Në një kohë kur është më e lehtë për të gjetur ushqime jo të shëndetëshme, sepse ato të shëndetshmet janë më të shtrenjta, atëherë patjetër që do të ketë probleme më shëndetin. “Kush do të jetojë shëndetshëm, duhet të harxhojnë energji dhe të mbrojë veten ndaj ushqimeve patogjenike. Kjo është e vështirë”, thotë dietologia. Në Gjermani prej disa dekadash janë ndërmarrë nisma të ndryshme kundër obezitetit, por nuk është arritur asnjë efekt pozitiv.

 

/infoglobi/kohaislame