8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pse ju pengon Visar Korenica që foli për krimet e Izraelit?

Më të lexuarat

Është duke u bërë një fushatë mediale ndaj kandidatit të Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica. Kjo për arsyen e vetme, pasi ai është një njeri i ndershëm, vjen prej një familje të ndershme, një njeri që ka ndihmuar shumë qytetin e Rahovecit, që është krenar me përkatësinë e tij kombëtare e fetare. Po ashtu ai është kandidati potencial për të fituar qytetin e Rahovecit dhe për të shporrur horrat e partisë zaptuese që ka këtë qytet që shumë vite.
Ai kishte shpërndarë dikur se shteti i Izraelit do të zhduket herët apo vonë, sikur shumë popuj që kanë bërë padrejtësi mbi popujtë e tjerë në kohën e kaluar. Ndërsa këta nuk përtojnë të ia ndërrojnë kuptimin duke thënë se ai do ta zhduk nga faqja e dheut shtetin e Izraelit.

Fillimisht, Izraeli nuk e ka njoftë shtetin e Kosovës.
Izraeli është shtet që është krijuar në tokën e Palestinës dhe me ndihmën e padrejtësive ndërkombëtare kanë arritur aty ku janë. Padrejtësi e tyre është shumë e madhe dhe prandaj asnjëherë nuk gjejnë rahati. Kanë vrarë e kanë prerë shumë palestinez.
Në këtë link i keni krimet e Izraelit, për ta kuptuar sa zullumqar është ai vend: https://www.youtube.com/watch?v=VkisshK7eeQ

Propaganda juaj e poshtër do të dështojë ngase populli njeriun e ndershëm e do dhe atë fetarin gjithmonë e ka vlerësuar lartë. Ndërsa racën e propaganduesve dhe ata që kanë bashkëpunuar me zullumin kanë dështuar gjithnjë historikisht.
Me këtë shkrim ftojë të gjithë intelektualët shqiptar që të reagojnë, mos të kenë frikë nga media shantazhuese. Qëndroni në anën e të mirit, pa marrë parasysh a ju kushton apo jo! Të jetojmë ndershëm, larg horrave dhe matrapazëve që manipulojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit