Pse e sulmojnë Ibn Tejmijen????

Më të lexuarat

Kur sheh që hebrenjtë e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“El-Kavā‘id el-Kubrā fi’r-Redd ‘ala’l-Jehūd” (El Kavaid el Kubra fi rrëdd ala el Jehud)
➡️ “Rregullat e mëdha në kundërpërgjigje ndaj hebrenjve”

Kur sheh që shiitët e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“Minhāxh es-Sunne en-Nebevijje” (Minhaxh es Sunne en Nebevije)
➡️ “Metodologjia e Sunetit Profetik në kundërshtimin e shiitëve”

Kur sheh që të krishterët e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“El-Xhevāb es-Sahih li-men Beddel Dīn el-Mesih” (El Xhevab es Sahih li men beddel din el Mesih)
➡️ “Përgjigjja e saktë për ata që e ndryshuan fenë e Krishtit”

Kur sheh që laikët e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“Bughjet el-Murtād fi’r-Redd ‘ala’l-Felāsife ue’l-Karāmita” (Bughjet el Murtad fi rrëdd ala el felasife uel karamita)
➡️ “Synimi i kërkuesit në kundërpërgjigje ndaj filozofëve dhe karamitasve”

Kur sheh që ateistët e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“Er-Redd ‘ala’l-Mantikiјjin” (Er Redd ala el Mantikijin)
➡️ “Kundërpërgjigje ndaj logjicientëve”

Kur sheh që #rafiditët e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librave:
“Minhāxh es-Sunne en-Nebevijje” (Minhaxh es Sunne en Nebevije)
➡️ “Metodologjia e Sunetit Profetik”
dhe
“Er-Redd ‘ala Ehli Kesruān er-Rāfida” (Er Redd ala Ehli Kesruan er Rafida)
➡️ “Kundërpërgjigje ndaj rafiditëve të Kesruanit”

Kur sheh që ekstremistët e sufizmit e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“Er-Redd ‘ala’l-Istigāthe” (Er Redd ala el Istigathe)
➡️ “Kundërpërgjigje ndaj kërkimit të ndihmës (nga të tjerët)”

Kur sheh që #xhehmijtë dhe #ibadijtë e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të librit:
“Telbīs el-Xhehmijje fi Te’sīs Bida‘ihim el-Kelāmijje” (Telbis el Xhehmije fi tesisi bida’ihim el kelamije)
➡️ “Mashtrimi i xhehmijve në themelimin e bidateve të tyre teologjike”

Dhe për atë që fyen të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të), është libri:
“Es-Sārim el-Meslūl ‘ala Shātim er-Rasūl” (Es Sarim el Meslul ala Shatim er Resul)
➡️ “Shpata e mprehtë ndaj atij që fyen të Dërguarin”

Kur sheh që disa nga esharitët ekstremë e shpallin Ibn Tejmijen jobesimtar, kjo është për shkak të përballjes së tij me ta dhe zbulimit të kundërthënieve të tyre në besim.

Kur sheh që disa “sheikë modernë” e sulmojnë Ibn Tejmijen, kjo është për shkak të metodologjisë së tij të shëndoshë, madhërimit të fortë të sheriatit, qëndrimeve të tij ndaj pushtetit dhe ashpërsisë së tij ndaj pasuesve të bidateve dhe devijimeve.

Ibn Tejmije ka shkruar më shumë se 300 vëllime.

Nga nxënësit e tij: Ibn el-Kajjim, Ibn Kethir, el-Makdisi, edh-Dhehebi, el-Mizzi etj.

A e kuptuat pse Ibn Tejmije sulmohet në të gjitha nivelet?!!!

Allahu e mëshiroftë një imam që i lodhi të korruptuarit, si në jetë ashtu edhe pas vdekjes.

Prof. Dr. Ali Muhamed Avde

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit