13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Protesta në Gjermani kundër deportimit të azilkërkuesve nga Kosova

Më të lexuarat

Qytetarë nga Göttingeni i Gjermanisë ftojnë në protesta kundër politikës shtetërore të deportimit të azilkërkuesve e veçanërisht të atyre nga Kosova.

Paraditen e djeshme në qendrën e qytetit janë mbledhur afër 200 persona në shenjë kundërshtimi të deportimit të dy familjeve rome nga Kosova të cilët mbi 15 vite jetojnë në këtë qytet, transmeton INA.

Deportimi i tyre është planifikuar me datën 7 maj të këtij viti dhe deri atëherë organizatat humanitare do mbajnë demonstrata kundër këtij deportimi.

Edhe sot janë planifikuar demonstrata të tilla nga ora 10 deri në ora 12. Organizata të ndryshme humanitare ftojnë qytetarët të marrin pjesë për të mbështetur dy familjet nga Kosova. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit