16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Promovohet libri “Maqedonasit e fesë islame në kontekstin historik dhe bashkëkohor”

Më të lexuarat

Ky libër paraqet rezultatet e një tubimi shkencor, që u mbajt vitin e kaluar në ASHAM, ku morën pjesë më shumë se 25 profesorë dhe doktorë shkencash

SHKUP (АА) – Sot në Shkup u organizua ceremonia e promovimit të librit “Maqedonasit e fesë islame në kontekstin historik dhe bashkëkohor” në organizim të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Maqedonasve të Fesë Islame dhe Institutit nacional në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), raporton Anadolu Agency (AA).

Ky libër paraqet rezultatet e një tubimi shkencor, që u mbajt vitin e kaluar në ASHAM, ku morën pjesë më shumë se 25 profesorë dhe doktorë shkencash.

Punët shkencore të këtyre studiuesve flasin për këtë popullatë në Maqedoninë Perëndimore, veçmas në Rajonin e Rekës, konkretisht për zakonet, gjuhën dhe kulturën e tyre.

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, prof-dr. Valentina Bozhinovska, njëherësh edhe botuese e librit tha se krahas temave të identitetit, përcaktimet fetare dhe siç pretendohet “islamizimi”, analiza e folklorit, zakonet, vallet, gjuha e maqedonasve të fesë islame në to janë prezantuar edhe gjendjet bashkëkohore aktuale dhe problemet me të cilat përballet kjo pjesë e popullatës.

“Specifikat kulturore dhe historike të maqedonasve muslimanë janë dëshmi për pasurinë tonë të madhe nacionale, për mbrojtjen tonë të fortë dhe të pathyeshme të tolerancës dhe mirëkuptimit ndaj tjetrit”, theksoi ajo.

Kryetari i Lidhjes së Maqedonasve të Fesë Islame, Ismail Bojda në fjalimin e tij të shkurtër tha se në periudhën e pluralizmit, asnjë nga partitë politike nuk ka vesh për këtë pjesë të popullatës, sepse të gjitha partitë e mëdha janë formuar me përbërje njënacionale dhe njëfetare. Pas fjalimeve të shkurtra të pranishmit patën mundësi që të shikojnë edhe filmin e shkurtër dokumentar të Toni Stojkovskit, si një lloj raportimi për maqedonasit muslimanë në Rajonin e Rekës. Filmi përfshin informacione, video dhe fotografi nga historia që nga periudha Osmane e deri më sot.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit