16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Profesori universitar tregon dobitë shëndetësore fizike dhe psiqike që i sjell AGJËRIMI

Më të lexuarat

Profesori universitar dr.sc-Besim Memedi (PhD), në një shkrim në rrjetin social facebook, ka spjeguar dobitë fizike, psiqike dhe shëndetësore që njeriu mund ti përfiton nëse agjëron, njofton gazeta Lajm

Më poshtë e keni statusit e plotë të prfoesorit në fjalë

Dobitë fizike:

AGJËRIMI është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Agjërimi ndihmon në eliminimin e helmeve (toksinave) nga trupi.
AGJËRIMI i jep pushim sistemit tretës – organet digjestive pushojn. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup dhe zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme.
AGJËRIMI – ndihmon të redukton Shtypjen e lartë të gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës, njëkosisht kemi zvoglim të hormoneve adrenalin dhe noradrenalin. Metabolizmi është i limituar dhe dobia nga kjo është ulja e presionit të gjakut.
AGJËRIMI – rrit imunitetin. Kur organizmi është me regjim higjieno dietetik (ngrënja me orar) mund të rris imunitetin, për shkak se ndodh eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave yndyrore.
Para disa viteve disa dietolog kanë kritikuar agjërimin – por sipas ZBULIMIT më të RI thuhet se në trupin e njeriut gjatë Agjërimit fillon prodhimi i qelizavetë të reja të bardha të gjakut (Leukocitet), të cilat i luftojn infeksionet.
AGJËRIMI – e ulë sheqerin (glukozën) në gjakë. Kjo ndodh për shkak se rritet zbërthimi i glukozës që trupi të ketë energji, redukton insulinën dhe kjo sjell pushim për Pankreasin.

Në vitin 1994 në Kongresin e parë ndërkombëtar mbi “Shëndetin dhe Ramazanin” në Kazablanka, janë paraqitur 50 studime për etikën medicinale të agjërimit. Ndërkohë ishin vënë re se Agjërimi nuk e dëmton aspak Shëndetin. Në anën tjetër, Pacientët që vuajn nga sëmundje të rënda si :
-Sumundja e arterieve të zemrës.
-Diabeti i shkallës së I.
-Gurët në veshka
-Sëmundjet psiqike etj. Nuk u lejohet të Agjërojn.

Përveç dobive shëndetsiore fizike, Agjërimi sjell edhe dobi psikologjike.

Dobitë psiqike
Pas 3 ditëve të para agjëruesi fillon të ndjej gjendje paqeje dhe qetësie.
Kjo qetēsi psikologjike ndoshta lidhet me një stabilizim më të mirë të glukozës gjatë Agjërimit, pasi që hiperglicemia e më shumë hipoglicemia e përkeqëson sjelljen.
Gjatë Agjërimit acarimet personale bien në minimum.
Agjërimi është një vepër e veçantë adhurimi vetëm në mes njerëzve dhe Zotit, dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja e ndjenjës së qetēsis maksimale shpirtërore.

Për të përshkruar dobitë shëndetësore të Agjërimit nuk do mjaftonte as një libër volluminoz.

Njēkohsisht shfrytëzoj momentin që të gjithëve të ju uroj muajin e bekuar të Ramazanit.
Përndryshe, Besim Memedi është doctor shkence-(phd), dhe në Universitetin e Tetovës, ligjeron lëndën Edukimi Mjeksor dhe njëherit është profesor në Fakulltetin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në Veternik., në të cilin ligjeron, Toksikologji dhe Farmakologji,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit