Profesori serb Miroljub Jevtiç: “PER ISLAMIN DHE SHQIPTARËT” – Nga Dr. Azem Kovaçi

Më të lexuarat

Për informim, Miroljub Jevtić është profesor doktor i politikës dhe sociologjisë në Universitetin e Beogradit dhe një figurë e njohur në Serbi.
Prof. Dr. Miroljub Jevtić e ka paraqitur veten si ekspert të Islamit dhe të mentalitetit shqiptar. Ai pretendon se e njeh mirë këtë mentalitet, duke qenë se ka lindur në Vranjë në vitin 1955, një qytet që ndodhet vetëm 17 kilometra larg Bujanocit.

Jevtić është autor i librit “Islami dhe Shqiptarët” (Islam i Albanci). Në faqen 150 të këtij libri, ai shprehet:

“Liderët shqiptarë e urrejnë popullin e tyre dhe çdo gjë shpirtërore, siç është feja islame, vetëm që të duken sa më evropianë.”

Ai vazhdon duke i përshkruar liderët kosovarë si “barinj me rroba evropiane”, të cilët, sipas tij, termin ateizëm e kanë mësuar nga Serbia.

Sipas Jevtićit, të ashtuquajturit liderë shqiptarë, për shkak të një “kompleksi evropian”, e urrejnë popullin e tyre dhe elementët shpirtërorë të tij, veçanërisht Islamin.

Ai pretendon se kjo situatë është në favor të Serbisë, pasi zhgënjimi i vazhdueshëm i popullit shqiptar ndaj udhëheqësve të vet dobëson kohezionin e brendshëm shoqëror.

Më tej, ai pohon se ka ndikuar në literaturën dhe terminologjinë e përdorur nga shqiptarët, duke pretenduar se edhe nocioni i “patriotizmit” është përvetësuar prej tyre nga serbët.

Ai gjithashtu thekson se është arritur deri në atë pikë sa liderët laikë shqiptarë të shfaqin krenari ndaj simboleve ortodokse ose katolike në Kosovë, ndonëse këto përbëjnë pakicë fetare në atë hapësirë.

Në një nga deklaratat më domethënëse, ai pohon:

“Çdo gjë autoktone shqiptare që i ruajti shqiptarët nga sllavizimi ishte Islami.”
Në përfundim, Jevtić parashikon se, në mënyrë graduale dhe pa u vënë re, shqiptarët do të asimilohen në mënyrën e jetesës së serbëve dhe, brenda një periudhe te shkurtër vitesh, këto territore mund të bien përsëri nën ndikimin ose kontrollin serb, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Këto qëndrime ngrenë pyetje serioze mbi perceptimet ideologjike dhe diskursin politik që synon të ndikojë në identitetin dhe vetëdijen kolektive të shqiptarëve, sidomos në kontekstin e marrëdhënieve historike dhe aktuale në rajon.

Kerkohet ndergjegjsim imediat mbarekombetare

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit