9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Procesi Bërdo-Brioni, Osmani: Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni, i cili po mbahet në Maqedoninë e Veriut, më saktësisht në Shkup.

Osmani ka falënderuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për mirëseardhjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Presidentja ka shtuar më tej se Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit.

“Falënderoj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanoviq për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, ka deklaruar Osmani.

Ndryshe, nikoqir i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse është Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar.



Pjesë e takimit pitet të jenë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës.

Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve. Qëllimi kryesor i procesit është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Përndryshe, procesi Brdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013 me iniciativën e përbashkët të presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit