14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Prindër të dashur! – Mos e leni fatin e fëmijëve tuaj në duart e islamofobëve!

Më të lexuarat

Prindër të dashur!
Mos i dëgjoni këta që thonë se nuk bënë tu imponohet fëmijëve nën moshën 14 vjeçare kultura, feja e orientimi. Apo, siç po thonë, se nuk bënë t’ua mësoni atë që mendoni e besoni se është më e mira për fëmijët tuaj.
Shpërfillni këto thirrje “të çmendura” të tyre dhe veproni të kundërtën e saj që këta ju thonë!
Këta, në rastin më të lehtë janë të pa-vetëdjshëm në atë çka thonë. Përndryshe, janë dashakeq e të rrezikshëm për fëmijët tuaj. Sepse mosha e fëmijërisë është mosha kur roli i edukimit prindëror është shumë i rëndësishëm. Kur fëmiu ka më së shumti nevojë për edukatën, orientimin dhe edukimin prindëror.
Kur këta thonë se nuk është mirë orientimi i fëmijëve, në fakt, këta janë duke thënë t’i leni fëmijët tuaj në serrnishtë, e pastaj ata t’ua edukojmë rrugëve e kah të munden!
Dijeni, këta po tentojnë të vënë dorë mbi fëmijët tuaj!
Shpërfillni dhe kundërshtoni këta njerëz në mënyrën më të ashpër. Bëjeni këtë për fëmijët tuaj.
Ju porosis: Punoni sa më shumë me fëmijët tuaj. Nëpër shtëpitë tuaja e gjithkund ku mund të gjeni hapësirë për t’i edukuar, kontrolluar e orientuar. Jepjuni kohë më shumë. Dëgjoni ata, bisedoni me ta e këshilloni. Lexoni së bashku me ta e mos folni shumë në prezencën e tyre për politikën dhe maskarallëqet tjera që po godasin këtë shoqëri si është më keq. Dhe e kanë degraduar nga të gjitha anët.
Mos e leni fatin e fëmijëve tuaj në duart e shoqërisë!
Mos e leni fatin e fëmijëve tuaj në duart e të tjerëve!
Aq më pak në duart e këtyre mashtruesëve të rrezikshëm!
Bile as vetëm të shkollës.
Sepse shkolla nuk mund tua jep edukatën të cilën ju do të duhej t’ia jepnit. Ju jeni gjithçka për fëmijët tuaj.
Shkolla vetëm mund t’i arsimojë. E për nivelin e arsimimit në shkollat tona, ju e dini po aq sa edhe unë e di.
Edukimi dhe orientimi i fëmijëve tuaj duhet të jetë përgjegjësi e juaj. Le të jetë kjo puna primare e juve si prindër…!

Mustafë Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit