4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prijësitë e padëshiruar – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Përcillet nga i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) i cili ka thënë se, tre personave nuk u ngrihet namazi, dhe njëri prej tyre është ai i cili bëhet imam i atyre njerëzve që nuk e duan.
Ky hadith gjendet në përmbledhjen e Tirmidhiut, Ebu Daudit etj.

Dijetarët në komentin e këtij hadithi thonë se hadithi ka për qëllim aspektin e shpërblimit tek Allahu, jo anën formale juridike. Sipas këtij hadithi një njeriu të tillë nuk i pranohet i plotë namazi ose nuk i ngrihet si vepër e mirë tek Allahu. Nisur nga ky paralajmërim i ashpër shumë dijetarë e kanë konsideruar haram të bëhesh imam i atyre që nuk të duan, ndërsa pjesa tjetër si diçka të urryer (mekruh). P.sh. Sheukani (rahmet pastë!) ka thënë:
وَأَحَادِيث الْبَاب يُقَوِّي بَعْضهَا بَعْضَا، فَيَنْتَهِضُ لِلِاسْتِدْلَالِ بِهَا عَلَى تَحْرِيم أَنْ يَكُون الرَّجُل إمَامَا لِقَوْمٍ يَكْرَهُونَهُ
“Hadithet e temës mbështesin njëra-tjetrën, dhe i dalin në krah argumentimit se është haram që njeriu të bëhet imam i atyre njerëzve që e urrejnë.”

Dijetarët janë të mendimeve të ndryshme se a futet çdokush që xhemati nuk e pëlqen apo vetëm një pjesë? Një pjesë e dijetarëve nuk bëjnë asnjë dallim dhe e marrin kuptimin në mënyrë të përgjithshme, sepse qëllimi i namazit me xhemat është afrimi dhe bashkimi i njerëzve, ndërsa dijetarë të tjerë e kushtëzojnë këtë me atë imam i cili ka mangësi, që cenojnë ose aftësinë e tij për të qenë imam, ose cenojnë moralin dhe besimin e tij të drejtë.

Ndërkohë disa dijetarë pakënaqësinë e xhematit e lidhin me shumicën e tyre, ndërsa disa të tjerë e lidhin me pakënaqësinë e pjesës më dinjitoze dhe të devotshme të xhematit. P.sh. Gazali (rahmet pastë!) shprehet se
لو كان الأقل من أهل الدين يكرهونه فالنظر إليهم
“nëse janë pakica e të devotshmëve, ata që e urrejnë, atëherë ata vlerësohen”.
Ibn Habib duke e përmbledhur ka thënë:
قال ابن حبيب: يكره للرجل أن يؤم قومًا وهم له كارهون أو أكثرهم أو ذوو النُّهَى والفضل منهم وإن قلُّوا

“Është e urryer për një njeri të bëhet imam për ata njerëz që nuk e duan, ose nuk e duan shumica e tyre, ose nuk e duan njerëzit e ditur e të virtytshëm, edhe nëse janë pak.”

Ndërkohë shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky hadith vlen për imamin e namazeve, por ka disa dijetarë që e përgjithësojnë hadithin duke futur në të prijësit në përgjithësi, edhe ata që drejtojnë në rangjet më të larta bashkësinë e besimtarëve.

Në të njëjtën frymë përcillet nga Aliu (radijallahu anhu) se njëherë disa njerëz erdhën tek ai dhe ju ankuan për imamin që kishin dhe ai i tha imamit:
إنك لخروط تؤم قوما وهم كارهون
“Ti je moskokëçarës, bëhesh imam i njerëzve që nuk të duan?!”

Në frymën e kësaj norme islame mund të kuptojmë se sa mbarësi dhe mbarëvajtje mund të ketë një bashkësi islame e cila drejtohet nga imamët, myftinjtë apo kryetarë, që as hoxhallarët dhe as shumica dërmuese e xhematit nuk i duan.

Me çfarë morali feje dhe ligji ata i imponohen një xhemati të tërë, që e dinë shumë mirë se nuk i do?!

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit