19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Presidenti turk dhe kancelari i ri gjerman diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Më të lexuarat

Me shpresë se marrëdhëniet dypalëshe do të udhëhiqen nga sensi i përbashkët dhe këndvështrimi strategjik, tha Erdoğan në bisedën telefonike me Scholz

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz për ta uruar atë për postin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Erdoğan tha se shpresonte që lidhjet dypalëshe të dy vendeve do të udhëhiqen nga sensi i përbashkët dhe pikëpamjet strategjike, duke theksuar nevojën për koordinim të ngushtë dhe kontakt të rregullt, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, presidenti Erdoğan tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian duhet të avancohen në përputhje me një agjendë pozitive bazuar në perspektivën e pranimit.

Ndërkohë, në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, thuhet se të dy udhëheqësit pohuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar koordinimin e ngushtë midis Berlinit dhe Ankarasë.

Hebestreit tha se Erdoğan dhe Scholz diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të politikës së jashtme.

Scholz u betua si kancelar i ri i Gjermanisë më 8 dhjetor, pasi Partia e tij Social Demokratike (SPD) arriti një marrëveshje koalicioni me të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë (FDP).

Betimi ishte historik, pasi ai zëvendësoi Angela Merkelin, kancelaren e parë femër të Gjermanisë, e cila mbajti postin kryesor për më shumë se 16 vjet, gati duke thyer rekordin e ish-kancelarit të ndjerë Helmut Kohl.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit