9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Presidenti Nishani takohet me Kryeministrin e Turqisë

Më të lexuarat

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım në rezidencën shtetërore Köşk, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Nishani më parë gjatë ditës u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, i cili vizitoi edhe ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Nishani takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Kryetari i Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit