Presidenca palestineze dënon refuzimin e vizave nga SHBA, si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve të OKB-së

Më të lexuarat

Presidenca palestineze shprehu keqardhje dhe habi për vendimin e Departamentit të Shtetit amerikan për mosdhënien e vizave delegacionit palestinez, i cili ishte planifikuar të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Në një deklaratë, Presidenca theksoi se ky vendim bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe Marrëveshjen e Selisë së OKB-së, veçanërisht duke pasur parasysh statusin e Palestinës si anëtare vëzhguese në OKB.

Ajo bëri thirrje për rishikimin dhe tërheqjen e këtij vendimi nga administrata amerikane, duke riafirmuar angazhimin e Palestinës ndaj ligjit ndërkombëtar, rezolutave të OKB-së dhe obligimeve për paqe, siç është shprehur edhe në letrat e presidentit Mahmoud Abbas drejtuar liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit