9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pfizer takim me qeverinë amerikane mbi dozën e tretë të vaksinës

Më të lexuarat

Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë për të diskutuar rreth kërkesës së saj për marrjen e një autorizimi federal për injektimin e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ky zhvillim vjen ndërsa këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për çështje të shëndetësisë, pranoi se është “plotësisht e llogjikshme dhe mbase e mundshme”, që një doze e tillë të jetë e nevojshme.

Kompania tha se të hënën ishte planifikuar të zhvillohej një takim me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e zyrtarë të tjerë. Disa ditë më parë Pfizer-i pohoi se dozat e tretë do të duhej të merrej brenda 12 muajsh.

Dr. Mikael Dolsten përfaqësues i kësaj kompanie i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” javën e kaluar se të dhënat e hershme nga një studim i kompanisë sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit shtohen nga pesë në 10-fish pas marrjes së një doze të tretë, krahasuar me dozën e dytë të marrë muaj më parë, provë që besohet se mbështet nevojën për një dozë përforcuese.

Të dielën, Dr. Anthony Fauci nuk e përjashtoi mundësinë, por tha se ishte shumë shpejt që qeveria të rekomandonte një dozë tjetër.

Ai tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) bënë gjënë e duhur javën e kaluar duke mos u pajtuar me pohimin e Pfizer-it dhe duke thënë me deklaratën e tyre se “në këtë kohë” ato nuk e shohin si të nevojshme dozën e tretë.

Zoti Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një doze përforcuese në regjimin me dy doza të vaksinës së Pfizer-it dhe Moderna-s apo asaj me një dozë të firmës Johnson & Johnson.

Ai tha se ishte mjaft e mundur që në muajt e ardhshëm “me shtimin e të dhënave”, qeveria të nxisë nevojën për një dozë përforcuese, bazuar në faktorë të tillë si mosha apo sëmundjet kronike e probleme të tjera shëndetësore.

Sigurisht që është plotësisht e mundshme, ndoshta ka të ngjarë në një moment, të kemi nevojë për një dozë përforcuese“, tha zoti Fauci.

Takimi i planifikuar i së hënës mes Pfizer-it dhe zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit