12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Pesë vendet më të habitshme në SHBA ku përfaqësohet historia islame

Më të lexuarat

Në klimën e tanishme të retorikës politike kundër Islamit dhe muslimanëve, është vështirë të imagjinohet se SHBA gjithmonë ka qenë vend i cili ka respektuar dhe çmuar kontributin e njerëzve, shteteve dhe ideve nga jashtë. Përderisa ne shpesh flasim për trashëgiminë nga Greqia apo Roma, le t’i japim një xhiro të pesë vendeve më të habitshme në SHBA në të cilat janë të përfaqësuara historia islame, versetet apo simbolet islame.

1) Fakulteti juridik i Harvardit

Universiteti i “Harvard”-it, i njohur si një nga universitetet më prestigjioze të botës, mu në murin pranë hyrjes ka vendosur ajetin kuranor 135 nga sureja Nisa: “O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur apo i varfër ai (për të cilin dëshmoni) Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë dhe i shmangeni asaj, vërtet Allahu e di se çfarë bëni ju.”

2) Gjykata Supreme

Gjykata Supreme në Washington D.C. e nderoi profetin Muhamed me një pllakë dekorative e cila gjendet në rezidencën e Gjykatës Supreme të SHBA. Ajo është vendosur në krah të djathtë të dhomës së gjykatave në murin lindor të rezidencës. Autori i statujës që simbolizon profetin Muhamed, përkrah shumë figurave tjera botërore, qëllimisht i ka vënë në dorën e majtë një Kur’an, shpalljen hyjnore, kurse në dorën e djathtë një shpatë, simbolin e fuqisë së drejtësisë dhe ligjit.

Poshtë pllakës, është skalitur deklarata e institucionit më të lartë kushtetues të amerikanëve, se “Profeti Muhamed është një nga ligjvënësit më madhështorë në botë” dhe se “Kur;ani ofron burimin themeltar të Kushtetutës, ligjet e të cilit i ka interpretuar dhe konsoliduar vetë profeti Muhamed.”

3) Kapitoli (Selia e Kongresit, legjislativit të SHBA, në Washington)

Përgjatë murit të Dhomës së Përfaqësuesve në ndërtesën Kapitol, ndodhen 23 pllaka me portrete të figurave historike të përzgjedhura për shkak të punës së tyre në vendosjen e parimeve që përbëjnë bazamentin e legjislacionit amerikan. ”Të vendosura në vitin 1950, portretet përfshijnë Profetin Musa, Grotius, Napoleonin, Blackstone dhe Jefferson. Në këndin verilindor, në mes të filozofit Maimonides dhe Papa Innocent III, ndodhet portreti i Sulejmanit, Sulltanit të Perandorisë Osmane nga viti 1520 deri 1566.

4) Kubeja në Librarinë e Kongresit

E vizatuar në vitin 1897 nga Edëin Blashfield, në kubenë mbi dhomën kryesore të leximit në bibliotekën e Kongresit ndodhet murali në të cilën ndodhen 12 figura me krihë të cilat përfaqësojnë epokat që mendohet se kanë kontribuar në evoluimin e civilizimit perëndimor. Figurat përfshijnë Judean, Greqinë, Romën, Italinë, Spanjën, Anglinë, Francën dhe Islamin. Islami është i portretizuar si një figurë pranë një aparati për distilim me shkrimin “Fizika”, duke përfaqësuar kontributin e shkencave fizike islame.

5) Libraria e Thomas Jefferson

Në librarinë personale të Jefferson gjendet një kopje e Kur’anit, e përkthyer nga George Sale me iniciale të vetë Jeffersonit. Jefferson kishte blerë Kur’anin në vitin 1765 gjatë studimeve për t’u bërë avokat. Kopja e Kur’anit u bë e njohur publikisht në vitin 2007 kur u përdor në ceremoninë e betimit nga përfaqësuesi i Kongresit, Keith Ellison, i pari musliman i përzgjedhur në Kongresin e SHBA-ve.

Ellison, duke përdorur Kur’anin e Jeffersonit bëri me dije një gjë shumë me rëndësi: “Kjo demonstron se qysh nga themelimi i shtetit tonë, ne kemi pasur njerëz të cilët kanë qenë vizionarë, me tolerancë fetare, të cilët kanë besuar se dija dhe mençuria mund të merren nga çdo burim i mundshëm, përfshirë këtu edhe Kur’anin. Një vizionar si Thomas Jefferson nuk kishte frikë nga një sistem tjetër i besimit. Kjo tregon se toleranca fetare eshte themel i shtetit tonë, dhe ne nuk guxojmë të ndiejmë frikë nga dallimet fetare.”

Kjo është një mësim që duhet të aplikohet në mënyrë të barabartë, si në Amerikë ashtu edhe në shtetet me shumicë muslimane, që vetëm duke kujtuar praktikat dhe traditat më të mira, ne mund të mposhtim ato më të këqijat. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit