15.3 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Kreu i Parlamentit në Turqi: Kemi nevojë për një kushtetutë islame

Më të lexuarat

“Turqia duhet të ketë një kushtetutë fetare”, – ka thënë kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman. “Si një shtet mysliman, pse duhet të gjendemi në një situatë të tërhequr nga feja?”, – ka thënë ai, raporton agjencia e lajmeve Anatolia.

“Ne jemi një vend mysliman dhe si pasojë duhet të jemi një kushtetutë fetare. Laicizmi nuk mund të shfaqet në kushtetutën e re”, – është shprehur kryeparlamentari në një konferencë në Stamboll.

Duke u ankuar për faktin që ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme, fjala “Allah” nuk përmendet në variantin aktual të dokumentit themeltar asnjë herë, politikani i AKP-së u përpoq të tregonte se kushtetuta në fakt nuk është laike dhe se parashikon një numër të madh festash e mësimesh fetare.

Të ashpra kanë qenë kritikat nga lideri i opozitës në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, i cili tha se laicizmi me të cilin e ngriti kombin babai i Turqisë moderne, Qemal Ataturk, është i një rëndësie kyçe për të siguruar lirinë e besimit. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit