18 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Tjetër maqedonase kalon në Islam: Ratka Belkoska nga Struga

Më të lexuarat

Vijojnë konvertimet e maqedonasve në Islam, ku më së shumti bien në sy femrat. Më i fundi rast është ai në Strugë, ku Ratka Belkoska, qytetare e atyshme, ka kaluar në Islam duke dëshmuar atë që konsiderohet kredoja e besimit, shehadetin.

Ky akti pasoi dhe me kurorëzimin saj në martesë. Ishte myftiu i Strugës, Salim efendi Sylejmani, që drejtoi ceremoninë e martesës së saj me Demir Balltiq.

“Që nga dita e sodit, unë jam pjesëtare e fesë islame, domethënë myslimane, e martuar me vetëdëshirë me Demir Balltiqin nga Moroishta e Strugës. Ndjehem shumë krenare për faktin që Zoti Fuqiplotë më udhëzoi që ta pranoj Islamin për fe timen”, ka deklaruar në mes tjerash, zonja Balltiq.

Muaj më parë, tesheshi.com informoi edhe për rastin e konvertimit në Islam të maqedonases Katerina Zaova nga qyteti i Prilepit, e cila pati presione të shumta nga shoqëria dhe familja, derisa u martua me me boshnjakun Jasmin Fetahoviç. M.Krasniqi – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit