PESË + SHTATË!
Mbramë, n’reqatin e dytë t’namazit t’jacisë, imami lexoi ajetin kur’anor t’sures Ali Imran:
“زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّهَوَاتِ مِنَ النِّسَاءِ وَالْبَنِينَ وَالْقَنَاطِيرِ الْمُقَنطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَالْخَيْلِ الْمُسَوَّمَةِ وَالْأَنْعَامِ وَالْحَرْثِ ۗ ذَٰلِكَ مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسْنُ الْمَآبِ” (آل عمران: ١٤)
Pas përfundimit t’namazit, ajeti vazhdoi t’më vërtitej n’kokë dhe pas pak m’u kujtua lidhshmëria e këtij ajeti me ajetin 20 të sures el-Hadid që e pata lexu n’veprën Ihja’ të imam Gazaliut rahimehullah, konkretisht, n’kapitullin:
“بيان حقيقة الدنيا وماهيتها في حق العبد”
“Sqarimi i realitetit të kësaj bote dhe i natyrës së saj në raport me robin/njeriun”.
Çfarë thotë Gazaliu?
Thotë:
“Të gjitha qejfet e salltanetet e kësaj dunjaje përmblidhen në pesë gjëra, të cilat Allahu i Madhëruar i ka përmendur bashkërisht në fjalën e Tij, në suren el-Hadid/Hekuri, në ajetin 20:
‘Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, argëtim, zbukurim, mburrje mes jush dhe garë për shtim të pasurisë dhe fëmijëve’.
Pastaj vazhdon dhe thotë:
“Gjërat konkrete që burojnë nga këto pesë janë shtatë, të cilat Allahu i Madhëruar i ka përmbledhur në fjalën e Tij, në suren Ali Imran/Familja e Imranit, në ajetin 14:
‘Njerëzve u është zbukuruar dashuria për ëndjet ndaj grave, bijve, arit dhe argjendit të grumbulluar, kuajve të shaluar si dhe ndaj bagëtisë e bujqësisë.
E gjithë kjo është vetëm kënaqësi e përkohshme e jetës së kësaj bote, e tek Allahu është vendkthimi më i bukur’.
(Al-Imran: 14)
~El-Gazali në Ihja’, vëll. 3, f. 320
