10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Përse myslimanët në përgjithsi dhe shqiptarët në veçanti e duan Erdoganin?!

Më të lexuarat

Ishte 18 Qershori i vitit 2019, ndodhesha në Stamboll për një problem shëndetësor.
Atë ditë lagja Fatih gumëzhinte nga njerëzit, forca të shumta kontrollonin hyrjet për në xhami, ishte hera e parë që shihja xhaminë Fatih të kërkoni dokument identifikimi për të hyrë, pasi në xhaminë Fatih do organizohej falja e namazit të xhenazes në mungesë të presidentit Egjiptjan Muhamed Mursi (Allahu e mëshiroftë!).
Bashkë me babanë dhe vajzën Jaseminën, nisëm të zbrisnim poshtë për tek sheshi Adnan Menderez, përballë me ne eskorta e Presidentit Erdogan.
Ndaloi eskortën dhe zbriti duke vazhduar rrugën në këmbë drejt xhamisë.
Një kushuri imi që vetëm atë ditë spo më shoqëronte kur e mori vesh se e kish humbur rastin për ta parë nga afër dhe pse jo për ta takuar, nisi të mallkonte veten dhe shkaktarin që e kish penguar.
Duke e ndjekur me vëmëndje mendoja me vete: Vallë përse ky njeri ka fituar simpatinë e shumë myslimanëve?
Nëse do të ishte faktori fe, ndoshta shumica e atyre myslimanëve që e simpatizojnë nuk ndajnë të njëjtën ideologji besimi me të nderuarin, kjo pasi bota Islame ka rryma të ndryshme.
Erdogani nuk është profet, as nuk është perfekt dhe nuk e pretendon diçka të tillë, armiqtë e tij jo medoemos janë dhe armiqtë tanë, por kur armiqtë e tij janë armiqtë e fesë dhe stabilitetit të shoqërisë, patjetër që janë dhe tanët.
Myslimanët në përgjithsi e simpatizojnë për qëndrimet fetare e burrërore që ka, për krenarinë që ju jep prezenca e tij, simpatizojnë njeriun e punës, njeriun e vatanit, njeriun e fjalës e të besës, njeriun që nuk bën politikë mbi kurriz të fesë, por bën politikë duke mos bërë pazare me fenë.
Shqiptarët e dëshirojnë ta kenë prijës të tyrin, ose të paktën të prihen nga një i tillë.
Sirjanët e ëndërrojnë një prijës të tillë, një president që u ka dhënë siguri.
Egjiptjanët admirojnë mikun e ditëve të vështira, mikun që u do të mirën.
Arabët në përgjithsi e simpatizojnë dhe lakmojnë ta kenë prijës të tyrin, një prijës që i bën krenar.
Shpresat e të gjithë e ne pas shpresës në Zot janë të mëdhaja tek ky njeri, O Allah mos na zhgënje, përdore për mirë, rrethoje me këshilltarë të devotshëm e të aftë, mundësoja të jetë stabilitet për rajoni, strehim për të varfërin e nevojtarin.

Hoxhë Gentian Mara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit