7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Përse duhet të bëni një analizë konkurruese përpara se të ndërtoni start-upin tuaj?

Më të lexuarat

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një start-upi dhe udhëtimin sipërmarrës që e shoqëron atë, analiza e konkurrencës është gjëja më pak emocionuese që do të bëni ndonjëherë – por është edhe më e rëndësishmja.

Shpenzimi i viteve dhe miliona dollarëve nga paratë e dikujt tjetër pa bërë kërkime gjithëpërfshirëse të tregut më parë, do të ulë automatikisht shanset tuaja për sukses. Çështja është që shumica e sipërmarrësve janë tepër të apasionuar pas produktit të tyre dhe duan të godasin. Gjëja e fundit që ata duan të bëjnë është të kalojnë një muaj duke hulumtuar për të krijuar një peizazh të tregut.

Ky është një gabim i madh. Këtu janë disa arsye përse do të dëshironi të bëni një hulumtim para se të filloni udhëtimin tuaj sipërmarrës:

Investitorët do t’ju pyesin për të.

Harrojeni për një sekondë sa e rëndësishme është analiza konkurruese për ju dhe bëjeni për investitorët të cilët do t’ju pyesin kush janë konkurrentët tuaj.

Gjëja më e keqe që mund t’i thuash një investitori është se nuk ke konkurrentë. Nëse e thoni këtë, ekzistojnë vetëm dy mundësi: Ose nuk keni bërë kërkime të mjaftueshme ose keni të drejtë dhe askush nuk po përpiqet të zgjidhë problemin që po zgjidhni ju. Me fjalë të tjera, nuk ka kërkesë për produktin tuaj. Të dyja këto nuk janë situata në të cilat nuk do të dëshironi të gjendeni.

Kjo do t’ju ndihmojë të vendosni për hapat e ardhshëm.

Një nga tiparet më thelbësore të personalitetit të një sipërmarrësi të suksesshëm është fleksibiliteti ose aftësia për t’u pështatur kur është e nevojshme. Duke krijuar një peizazh konkurrues, ju jeni në gjendje të merrni një vendim më të informuar nëse do të merrni një drejtim tjetër apo do të vazhdoni të ecni përpara me produktin tuaj aktual.

Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa një përfaqësim vizual i tregut tuaj. Kur e keni këtë grafikë para syve tuaj, nuk ka asnjë gënjeshtër që mund t’i thoni vetes për shanset tuaja. Peisazhi flet vetë.

Ju mund të krijoni avantazhin tuaj.

Duke parë se çfarë po bëjnë lojtarët e tjerë në industrinë tuaj, tani jeni në gjendje të përcaktoni se cili duhet të jetë faktori juaj diferencues. Çfarë po bëjnë të tjerët? Kush po ja del mbanë? Kush po dështon? Të gjitha këto pyetje janë thelbësore dhe analiza konkurruese do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni.

Ju do të mësoni nga gabimet e të tjerëve.

Ndërtimi i një startup kërkon një ekuilibër të kaq shumë gjërave. Për shembull, nuk rekomandohet të shikoni konkurrentët tuaj për t’i kopjuar ose për të parë se si po i bëjnë gjërat. Shumë sipërmarrës supozojnë se CEO-ja tjetër e di se çfarë po bën kur në realitet, ata janë në të njëjtin pozicion si ju.

Nga ana tjetër, të mos shikosh përreth teje për të parë se çfarë mësimesh mund të mësosh nga të tjerët është çmenduri. Ky është ekuilibri që duhet të arrihet.

Duke krijuar një panoramë gjithëpërfshirëse të tregut, ju mund të shihni se kush po bën çfarë në industrinë tuaj dhe të mësoni nga gabimet e të tjerëve. Nëse keni një ide për një startup, para se të ekzekutoni idenë tuaj, merrni frymë për një muaj dhe bëni kërkime për të ndërtuar këtë peizazh të fushës ku do të kaloni dekadën tjetër duke luajtur.

INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit