23.7 C
Pristina
E enjte, 29 Korrik, 2021

Miratohet në parim heqja e homologimit të automjeteve

Më të lexuarat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit.

Në hyrje të seancës, ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se që nga viti 2009 ka pasur padrejtësi dhe se ka qenë në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë, përcjell Telegrafi.

“Në këtë legjislaturë kemi marr iniciativë për të korrigjuar një padrejtësi e cila në Kosovë vijon që nga viti 2009. Është vlerësuar që ky autorizim i ka siguruar ekskluzivitetin në kundërshti me rregullat e tregut të lirë. Ka pasur vërejtje dhe reagim nga Bashkimin Evropian dhe natyrisht shkelje të të drejtave të konsumatorëve për faktin se kanë qenë të udhëzuar të kryejnë shërbime vetëm te një operator”, tha Kusari-Lila.

Në këtë votim nuk kanë marr pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovë.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet të presin ministrinë përgjegjëse dhe të bëjnë në tërësi plotësim ndryshimin e këtij Ligji, ku sipas tij po mbetet i mangët.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të sjell në Kuvend mendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti.

Ndryshe, me këtë vendim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit