14.7 C
Pristina
Monday, September 20, 2021

Përplasen bandat shqiptare në Greqi, humb jetën një 27-vjeçar pasi u qëllua me thikë

Më të lexuarat

Dy banda shqiptare raportohet të jenë përplasur me armë të ftohta në Greqi, e për pasojë një prej anëtarëve ka mbetur i vdekur.

Siç raportojnë mediat në vend, konflikti nisi rreth orës 23.00 në zonën e Agios Fanourios, Mykonos. Sipas të dhënave nga policia, dy bandat ishin të ndara në grupe me nga 10-12 persona, që e kishin caktuar takimin me anë të celularëve.

Gjatë përplasjes, një anëtar i njërit prej grupeve u plagos rëndë me thikë e më pas humbi jetën. Kur policia arriti në vendngjarje, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Deri më tani, për rastin, në pranga janë vene tre persona që besohet se i përkasin grupit të sulmuesit dhe një nga grupi i viktimës. s.b/abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit