22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Përmbytet Azia: Mumbai i ‘paralizuar’, të paktën pesë viktima

Më të lexuarat

Shirat e fuqishëm kanë vrarë të paktën pesë persona në Mumbai, duke përfshirë dy të vegjël, pasi kryeqyteti financiar i Indisë u paralizua nga përmbytjet.

Rrugët u shndërruan në lumenj, fluturimet u anuluan dhe shërbimet e trenave u pezulluan.

Priten reshje të tjera, por situata tani për tani është përmirësuar, ka thënë një zyrtar për “BBC”.

Shirat në Mumbai ndjekin përmbytjet shkatërruese në Azinë Jugore, të cilat kanë vrarë më shumë se 1,200 persona.

Të paktën 500 nga vdekjet ndodhën në shtetin indian të Biharit.

Rreth 16 milionë persona janë prekur në Azinë Jugore. Zyrtaret vlerësojnë se dhjetëra mijëra qytetarë janë zhvendosur./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit