19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Përkeqësohet liria e mediave në Kosovë

Më të lexuarat

Liria e medieve në Kosovë po përkeqësohet. Kështu të paktën është vlerësuar në raportin e Reporterëve pa Kufi për vitin 2015, ku nga 180 vende, Kosova është e renditur në vendin e 87. Ndërsa, në vitin 2014, vendi ynë ishte renditur në vendin e 80.

Shqipëria renditet e 82 në raportin e Reporterëve pa Kufi. Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.

Raporti thekson se nga viti 2014, Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende.
E para renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea, raporton KP.

Ndërsa, vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit