15.7 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“Përjetimet në Arakan janë një masakër”

Më të lexuarat

“Njerëzit në Arakan krahas dëbimeve po vriten. Përjetimet në Arakan janë një masakër”, thotë Dr. Rashid Omer

CAPE TOWN (AA) – Pedagogu në Universitetin Notre Dame në SHBA, Dr. Rashid Omer, tha se përjetimet në Arakan janë të ngjashme me përjetimet e afrikano-jugorëve në periudhën e aparteidit.

Në kryeqytetin legjislativ të Afrikës së Jugut, Cape Town, janë mbajtur protesta për ngjarjet e dhunshme që kanë në objektiv muslimanët e Arakanit.

Në protestën e mbajtur përpara Parlamentit të Republikës së Afrikës së Jugut nën organizmin e Organizatës Ligjore Muslimane (MJS) morën pjesë përfaqësues nga të gjitha sferat e shoqërisë.

“Përjetimet në Arakan janë një masakër”

Pedagogu në Universitetin Notre Dame në SHBA, Dr. Rashid Omer i cili ka marrë pjesë në protestë në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka pretenduar se përjetimet në Arakan janë më të ashpra se aparteidi në Afrikën e Jugut.

“Në periudhën e aparteidit ne pavarësisht çdo gjëje ishim nënshtetas të këtij vendi. Por, Arakanët nuk e posedojnë nështetësinë. Aparteidi bëri që ne të largoheshim nga vendi ynë por nuk preku jetën dhe nderin tonë. Njerëzit në Arakan krahas dëbimeve po vriten. Përjetimet në Arakan janë një masakër”, thotë Omer.

“Kërkoj falje nga muslimanët në Arakan”

Ndërsa Përfaqësuesi i Shoqatës Ndërkombëtare Soka Gakkul i bashkësisë budiste japoneze, Cecil Platjes duke vënë theksin se përjetimet në Arakan janë shkelje e të drejtave të njeriut tha se “Si një budist në emër të bashkësisë që përfaqësoj kërkoj falje nga muslimanët në Arakan. Ne budistët lutemi për Arakanët por në këtë rast kemi nevojë për më shumë se lutjet. Ne besojmë se kriza do të zgjidhet me dialog”.

Edhe deputeti i Partisë së Unitetit Demokratik të opozitës kryesore, Shahid Esau tha se i kanë dërguar shumë letra presidentit të Afrikës së Jugut, Jocab Zuma dhe kryesisë së marrëdhënieve dhe bashkëpunit me jashtë dhe se kanë kërkuar që të ndërmerren hapa konkretë kundër përjetimeve në Mianmar.

Pasi ka bërë të ditur se Parlamenti së shpejti do të nisë punën për shkak të pushimeve, Esau tha se “Pasi shtëpia ligjvënëse të fillojë punën ne do ta sjellim në rend dite në Parlamentin e Afrikës së Jugut çështjen e Arakanit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit