Përgjigje e “Kohës Ditore” akuzave të ambasadorit Dell: Lexojeni edhe një herë Human Rights Watch

0
32

Edhe një herë na duhet të hedhim poshtë pretendimet e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë. Ato që Dell i ka thënë në lidhje me “Kohën Ditore” në intervistën e tij dhënë gazetës “Kosova Sot”, jo vetëm se nuk qëndrojnë, por janë edhe një sulm i radhës, nga të shumtat që Dell i ka bërë në adresën tonë, dhe kundër medieve të lira.

Gjeneza e kësaj qasjeje të ambasadorit kundër “Kohës Ditore” është shumë e qartë: ekspozimi që gazeta ia ka bërë rolit të tij në procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, në shkurt të vitit 2011, duket se e ka prekur në tel!

Por ja që, e vërteta shpeshherë dhemb, dhe e vërteta rreth Dellit dhe ndërhyrjeve të tij jodemokratike, është tashmë e njohur përtej kufijve të Kosovës.

Sa na përket neve, të pavërtetat që janë lansuar dhe vazhdojnë të lansohen kundër gazetës vetëm sa e konfirmojnë se puna jonë ka efekt, dhe na bën më të qëndrueshëm të vazhdojmë në të njëjtën vijë.

I pëlqeu kjo apo jo Dellit apo dikujt tjetër!

Dhe, në vend të një përgjigjeje më të gjatë, gazeta boton në numrin e sotëm letrën që organizata e mirënjohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut i ka dërguar ambasadorit Christopher Dell, pas mënyrës skandaloze si ai ka sulmuar “Kohën Ditore”, pas botimit të fotografive me SMS-të nga procesi i zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president.

E botojmë letrën të plotë, edhe për arsyen se është aktuale në rikujtimin që ia bën Dellit, por edhe të gjithë të tjerëve, për lirinë e shtypit dhe ndërhyrjet kundër kësaj lirie të cilat demokracia nuk i toleron, por edhe për të nxjerrë në pah mbase arsyen e vërtetë pse Dell është kaq i mllefosur me ne: sepse sjellja e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe në Washington.koha/kohaislame