12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Përgënjeshtrohet se marshalli Sisi e ka paralajmëruar kandidaturën për president të Egjiptit

Më të lexuarat

Autoritetet ushtarake egjiptiane përgënjeshtruan sot se shefi i Shtatmadhorisë, marshalli Abdul Fatah al-Sisi e ka paralajmëruan kandidaturën për president të Egjiptit.

Zëdhënësi i armatës egjiptiane deklaroi se pohimi i këtillë i gazetës së Kuvajtit “Al Sijasah” nuk e pasqyron të vërtetën.

“Bëhet fjalë për interpretim të gabuar të asaj që me të vërtetë e ka thënë feldmarshalli”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit ushtarak.

Gazeta e Kuvajtit dje publikoi se marshallit Sisi ka thënë se ai nuk mund t’i refuzojë kërkesat e njerëzve, kështu që ka vendosur që të kandidatojë për president të Egjiptit. Siaps zëdhënësit të armatës, shkrimi në “Al Sijasah” është vetëm “supozim i gazetarit” si dhe se kjo nuk është deklaratë e drejtpërdrejtë e Al Sisit.

Ky zëdhënës sqaron se vendimin për atë nëse feldmarshalli do të kandidohet ose jo do të jetë vendimi i tij personal dhe për këtë ai do të prononcohet publikisht, para popullit egjiptian.

Marshali i Egjiptit ka përmbysur Mohamed Morsin presidentin e parë të zgjedhur, në korrik të vitit të shkuar, pas protestave masive që bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë edhe më parë se është i gatshëm që të garoj, nëse kjo është kërkesa e popullit.

Më 27 janar, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që është trupi kryesor ushtarak, ka aprovuar kandidaturën e tij të pritur.

Presidenti i përkohshëm Adli Mansur, ka lajmëruar një ditë më parë, se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale, të cilat sipas kushtetutës së reformuar, do të duhej të zhvilloheshin gjatë muajit prill./dvd/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit