“Përgatitu për pleqërinë tënde që tani…!”

Më të lexuarat

“Përgatitu për pleqërinë tënde që tani…!”

Dr. Merdij El-Anzi

Ka një të vërtetë madhore që duhet të zgjohet në zemrën tënde çdo mëngjes: pleqëria e njeriut nuk ndërtohet kur thinjet flokët, por formohet në ditët e shëndetit të tij, në vitet e forcës së tij, në faqet e rinisë së tij.
Ajo që je sot… është ajo që do të bëhesh nesër; dhe ajo që mbjell tani… është ajo që do të korrësh në kohën e dobësisë dhe të thyerjes.

Njeriu nuk shndërrohet kështu papritur kur bëhet i moshuar, në një të përulur të butë të zemrës, as nuk bëhet brenda natës i begatuar me Kuranin, me përmendjen dhe me adhurimet, nëse gjysmën e jetës e ka tretur në zbavitje dhe harresë, dhe energjitë i janë shteruar në plogështi, rehati dhe shtyrje.

Pleqëria nuk është një fazë e re… por është një bilanc i hapur.
Ajo është pasqyra e kthjellët që pasqyron ç’kanë bërë duart e tua në ditët e fuqisë:
fryti i përpjekjes dhe i durimit… ose fryti i harresës dhe i pakujdesisë.

Ne kemi parë dhe i sheh edhe ti pleq që u janë këputur forcat, por zemrat e tyre ende varen te kuvendet boshe, te qëndrimet e gjata nëpër pritore, te ndjekja e zbavitjeve dhe zhytja në llafe e fjalë.
Dhe kjo nuk është faji i pleqërisë së tyre… por është një projekt i gjatë që e nisën që në rini, kur zemrat e tyre u mësuan me kotësinë dhe nuk u ushtruan mbi bindjen.
Ajo që shohim sot tek ata… është veçse të korritur e një mbjelljeje të vjetër.

Dhe në anën tjetër… sheh pleq që, sapo iu afrohen vitet, u shtohet drita, qetësia dhe pastërtia:
zemra të qeta me Kuranin, shpirtra që kënaqen me agjërimin, këmbë që nxitojnë drejt xhamive, sy që mallëngjehen për namazin e natës, dhe gjuhë që përmendin Allahun netëve dhe ditëve.
Sikur ardhja e pleqërisë për ta… të ishte një pranverë e re që nuk njeh vyshkje.
Këta nuk i formuan vitet… por e edukuan veten që më herët, dhe i përgatitën zemrat e tyre për bindjen, derisa bindjet u bënë më të dashura për ta se vetë frymëmarrjet.

E për këtë të gjitha…

Fillo tani, që nga ky çast, të ndërtohesh për pleqërinë tënde që po vjen — nëse nuk të shkruhet të largohesh nga kjo botë para se ta arrish.
Fillo sot… sepse e nesërmja nuk do të të presë.

Hapa të paktë… por me ndikim të madh:

• Nisu drejt xhamisë me thirrjen e parë të ezanit… para se këmbët të rëndohen në pleqëri.
• Bëj një lexime të përditshme të pandryshueshme nga Kurani… mes një dhe dy xhuzeve çdo ditë, që të jetë shoqëruesi yt kur njerëzit të braktisin.
• Mos i lër dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes… ato janë kështjella e ditës dhe ushqimi i shpirtit.
• Ruaje sunetet e rregullta… ato janë mburoja e farzeve.
• Caktoji vetes një pjesë të namazit të natës… edhe po qe se janë vetëm dy rekate.
• Ki kujdes trupin tënd… sepse dobësia vjen shpejt, dhe aktiviteti fizik është adhurim, nëse qëllimi është i drejtë.
• Dhe mbaje gjithnjë gjuhën të lagur me përmendjen e Allahut… sepse ajo është vepra më e qëndrueshme në zemër dhe më e lehta për gjymtyrët.

Në të bukurën që njeriu mund të bëjë për veten:
të përgatitet për largimin para se të ftohet,
dhe të skalitë në rininë e tij figurën e plakut të mirë që do të bëhet një ditë… dhe s’ka si të mos bëhet.

Fillo tani…
sepse e nesërmja qëndron në heshtje duke pritur ç’do të bësh sot…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit