11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Perëndimi po dobësohet!

Më të lexuarat

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe kritik ndaj Përendimit, përpara ambasadorëve të Rusisë nëpër botë. Ai ka thënë se Perëndimit po i dobësohet fuqia, por ka përkujtuar ambasadorët se “armiqtë e kohës së Luftës së Ftohtë” mund të ngrihen papritur.

Putin në fjalën e tij kritikoi vendet perëndimore duke dënuar ashpër çdo veprim të njëanshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve të tilla përmes veprimeve që e kanë bekimin e Kombeve të Bashkuara.

Komentet e presidentit rus tregojnë se Rusia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe të mbrojë Sirin,ë aleatin e saj në OKB.

“Problemet socio-ekonomike që kanë shpërthyer muajt e fundit në vendet perëndimore kanë përkeqësuar rolin dominues të Perëndimit”, ka thënë Putin duke iu drejtuar ambasadorëve me porosinë: “Luftoni për interesat e Rusisë, kudo që është e nevojshme, në çdo situatë, madje edhe atëherë kur ajo nuk ëhstë e këndshme”.

Putin ka përsëritur akuzat se Perëndimi ka bërë një diplomaci të njëanshme jashtë OKB-së me qëllim për të ruajtur ndikimin në politikën botërore. Ai po ashtu tha se pas “pranverës arabe” qëndrojnë pikërisht vendet përendimore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit