8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përditësimi për Galaxy Nexus

Më të lexuarat

Shfrytëzuesit e Galaxy Nexus nuk ishin të kënaqur me përditësimin e fundit. Për shkak të një gabimi në përditësim celulari humbte sinjalin.

Por, sipas shkrimit të AndroidCentral, tashmë është shtyrë para përditësimi i ri, build IMM761, i cili korrigjon gabimin e përmendur. Shfrytëzuesit e smartphoneit zyrtar të Google me Android kanë thënë se pas përditësimit celulari i tyre më nuk po e humb sinjalin, e përveç kësaj, është korrigjuar edhe një numër i gabimeve më të vogla, sikurse që është vonesa e gjatë hapjes së celularit nëse është aktivizuar rregullimi automatik i ndriçimit të ekranit.

Pronarët e GSM versionit të Galaxy Nexus versionin e ri pritet ta marrin gjatë disa ditëve të ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit