12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përderi sa Fahri Xhara flet për “patriotizëm” në Gjakovë vdes foshnja nga i ftohti

Më të lexuarat

Jemi mësuar që “intelektualët” tanë bashk me politikanët të flasin pë Perandori Osmane, Patriotizëm, Islam Radikal etj, por kurrë nuk i dëgjon këta maskarenjë të flasin për korrupcion dhe kushtet e këqija që ka populli ynë shqiptarë.

Djali tremuajsh i Ali Manxhukit ka vdekur dje në lagjen Ali Ibra në Gjakovë. Babai i foshnjës thotë se djali i tij ka vdekur si pasojë e së ftohtit, pasi që shtëpia ku ata jetojnë nuk i plotëson kushtet për jetuar.

Familja Manxhuki të premten ka çelë të pame për vdekjen e Enisit. Nëna, Sabina Asani, e mërzitur për vdekjen e djalit të saj lutet që atyre sa më shpejt t’u ndahet një shtëpi në lagjen Kolonia, që t’i shpëtojnë edhe fëmijët tjerë më të mëdhenj.

“Një kerr dru ma kanë pru kojshia, qet griljalicë ma kan pru pram kojshia sebepi i xhenazes. Ftoftë po, me hangër me pi jo. Edhe tre tjerë i kam. Të voglin e kam të sëmurë prej mushkërive. Tash se ka shku ky me shku edhe tjertë qashtu a? Qito shpi qa janë në Koloni ju lutna nja me ma lanë, veq për mu edhe sa ma shpejt me më shti në të. Jo-jo, edhe diqka me mi gjet qita fmitë tjerë, atëherë ka me dhanë përgjegjësi Mimoza Kusari-Lila, se ajo këto punë i ka në dorë”, thotë e ëma e Enisit.

Ajo tregon se pesë herë ka qenë në Komunë për të kërkuar, ndihmë por askush nuk e ka marrë parasysh.

Edhe babai i Enisit Ali Manxhuki thotë se fajin për vdekjen e të birit më të vogël e ka i ftohti dhe kushtet e rënda.

Në momentin kur iu sëmur djali, Ali Manxhuki nuk ndodhej në shtëpi, meqë ishte duke mbledhur hekurishte. Kur është kthyer të enjten pasdite, kuptoi se gjendja e të birit ishte përkeqësuar. Menjëherë e dërgoi në spital.

“Çka me pa djalin, veç akull. Dal herët në mëngjes e vij vonë! Për çka? Për dy-tri euro. Fëmijët e mi gjithë ditën pa hangër më presin mu deri të vi… Dola me i lyp dhjetë euro me qu te mjeku po si gjeta. Një shok më tha hajde e çojmë në spital. Kur e qova krejt i nximë t’u dhanë shpirt. E morën mjekët e tani thanë se djali ka vdekë”, tregon Manxhuki.

Ai thotë se edhe tre fëmijët që i kanë mbetur janë të sëmurë dhe se tash i ka dërguar te fqinjët, pasi në shtëpinë ku jeton nuk ka kushte për jetesë.

Familja Manxhuki jeton në një shtëpi të vjetër që dita-ditës po rrënohet. Ndërsa, në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë jeton një numër i madh i familjeve rome në gjendje të rëndë ekonomike. Vite më parë Komuna e Gjakovës ndërtoi disa shtëpi banimi, por ka edhe shumë nga familjet që jetojnë në kushte të mjerueshme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit