8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përballë poppullit të Lutit – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Të gjithë ne e dimë se kush ishte populli i Lutit (alejhi selam), çfarë ata bënin dhe ku ata përfunduan. Por ai popull ka trashëgimtarë, ithtarë të vesit të tyre, që shkojnë në gjurmët e tij.

Edhe pse mes atyre dhe këtyre të sotmëve i ndan një periudhë mijëra vjeçare, mendësia dhe sjelljet janë të njëjta. P.sh. kur Luti u përball me ta duke i këshilluar, dhe kur së fundi ata donin të çnderonin edhe mysafirët e tij, ai u tha: “A nuk ka ndër ju një njeri me mend?” (Hud: 78) pra që t’iu këshillojë për mirë dhe t’iu ndalojë nga kjo e keqe?! Nëse ajo që ju bëni është vërtetë e shëmtuar, por akoma më e shëmtuar është që këtë sjellje t’ua kërkoni me imponim edhe të tjerëve. A nuk ka në mesin tuaj një njeri që t’i thërresë mendjes se kjo që bëni dhe kërkoni është çmenduri dhe turp i paparë?!

Ndërkohë, kjo nuk ishte një sjellje e rastësishme nga ata, por një zakon i përhershëm i tyre: “Ju bëni një punë shumë të shëmtuar, që askush para jush nuk e ka bërë në tërë botën. Ju kontaktoni me meshkujt, sulmoni njerëzit në rrugë dhe në vendtubimet tuaja bëni punë të liga” (el-Ankebut: 28-29)

Në këtë situatë kanë për të mbërritur edhe këta të sotmit, në mos kanë mbërritur dhe ne nuk e dimë akoma. Fillimisht e nisën duke kërkuar të drejtën që të mos dënohen se çfarë ata bëjnë në privatësinë e tyre, pastaj kërkuan të mos diskriminohen nëse merret vesh kjo sjellje, pastaj kërkuan ta shprehin atë publikisht dhe ta konsiderojnë atë si identitet(?!), si të gjithë identitetet e tjera etnike, kulturore, ideologjike apo fetare, dhe për këtë kërkuan edhe të drejtën për të pasur një ditë feste dhe krenarie(?!) vetëm për ta. Pas kësaj kërkuan të drejtën ligjore për t’u martuar dhe njohur si familje! Pas kësaj kërkuan të drejtën për të pasur fëmijë! Krahas këtyre kërkuan që modeli i tyre i sjelljes të shihet si normal nga shoqëria ndaj dhe kërkojnë që kjo të mësohet dhe edukohet kudo. Dhe jo vetëm kaq, por cilido që do të guxojë të mos jetë dakord apo të kundërshtojë dhe të dalë kundra këtij vesi, të dënohet me ligj dhe të linçohet si diskriminues, i prapambetur etj.

Pas të gjitha këtyre hapave padyshim vjen edhe momenti kur pa asnjë teklif dhe skrupuj moralë kërkesa që të sillesh si ata jo vetëm do të jetë “normale”, por madje edhe imponuese, njëlloj siç tentoi populli i Lutit me mysafirët e tij dhe njerëzit e tjerë që nuk ishin si ata. Pra kemi të bëjmë me njerëz sjellja e të cilëve nga një mëkat i fshehur në privatësinë e individit, kalon në një arrogancë perverse në hapësirën publike dhe kërkon ta dominojë atë, duke përdorur për këtë të gjitha mjetet e mundshme të imponimit: shtetin, ligjin, arsimin, median etj.

Dhe kështu ata që deri dje gati nuk i njihte askush, vjen dita që marrin revansh ndaj shoqërisë, duke u “hakmarrë” ndaj saj. Jo vetëm për shkak “diskriminimit” apo “persekutimit”, që ndonjë prej veteranëve të tyre ka provuar, por ndaj normave dhe moralit tradicional, konservator apo fetar të saj, nga i cili ata bezdisen kaq shumë dhe nuk ndjehen të qetë dhe as rehat, duke kërkuar në fund edhe largimin përfundimtar nga hapësira publike apo edhe fizike të të gjithë atyre që kundërshtojnë sjelljen e tyre perverse dhe i bëjnë të ndjehen të ndyrë moralisht: “Por përgjigjja e popullit të tij nuk qe gjë tjetër veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë dëlirësinë!” (en-Neml: 56) Ndaj dhe në vendet perverse dhe ku ajo promovohet me forcë, ka vetëm një ofertë: “O Lut! Nëse nuk ndalesh, me siguri do të jesh nga të dëbuarit.” (esh-Shuara: 167)

Për këta njerëz devijant ka vetëm një emërtim, ashtu siç i quajtën ata engjëjt e Zotit, tek vinin për t’i ndëshkuar: “Ne jemi dërguar për një popull kriminel. Me përjashtim të familjes së Lutit…” (el-Hixhr: 58-59)

Me ta e ke të pamundur të bashkëbisedosh, sepse që në premisë nuk mund të ketë një dakordësi mes morales dhe imorales ekstreme, mes virtytit dhe perverses. E vetmja gjë që mund t’i kërkosh atyre, në kushtet ku jemi, pas refuzimit për të hequr dorë nga ky ves, është të ndalin propagandën dhe agjendën e tyre publike, gjë që ata sigurisht refuzojnë ta bëjnë, ndaj me ta ngelet vetëm një rrugë: përballja. “Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!” (Hud: 80)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit