19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Për feminizmin – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Pikëpamjet e sotme ideologjike liberale mbi jetën, janë duke dëmtuar rëndë trashëgiminë fetare dhe kulturore mijëra vjeçare të shoqërive njerëzore, dhe transformuar kështu konceptualisht dhe praktikisht marrëdhëniet, pozitën si dhe rolin në shoqëri të mashkullit dhe të femrës, të burrit dhe të gruas, të nënës dhe të babait, të vëllait dhe të motrës, të fëmijës dhe të prindit… etj., duke përmbysur kështu gati çdo gjë që deri dje konsiderohej si një rend normal i natyrshëm dhe i patjetërsueshëm shoqëror.

Ajo që deri dje konsiderohej degjenerim dhe shthurje imorale, sot përditë e më shumë po konsiderohet si emancipim, përparim dhe zhvillim i civilizimit njerëzor!

Në emër të lirisë individuale dhe nën pretekstin e dhunës ndaj femrës, lëvizjet feministe sot kërkojnë liri ligjore dhe pranim shoqëror edhe për gjërat më absurde të mundshme, aq sa edhe gjyshërit e tyre më të afërt nuk do t’i kishin imagjinuar kurrë.

Dhuna ndaj më të dobëtit, pra ndaj grave, fëmijëve dhe burrave madje, ka qenë gjithmonë prezent në shoqëritë njerëzore, dhe kjo nuk është e veçantë vetëm ndaj femrave. Shkaku i këtij zullumi nuk janë përjashtimisht traditat dhe normat e trashëguara fetare, kulturore dhe sociale, por veset dhe problemet që natyra njerëzore ka pasur gjithmonë, sigurisht edhe edukimi problematik shpeshherë. Por ndërkohë kjo e keqe ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë, ndaj ka nevojë të kurohet dhe trajtohet përherë, pandërprerë, por jo duke përmbysur një rend të tërë social, dhe akuzuar atë si përgjegjës për çdo ligësi dhe padrejtësi që u ndodh vajzave dhe grave në të.

Në realitet lëvizjes feministe janë mish për top i pasojave të agjendave të tjera liberale majtiste, të cilat synojnë shumë më tepër sesa një barazi utopike mes mashkullit dhe femrës. Fatkeqësia është se ato nuk duan ta kuptojnë se po përdoren dhe në fund nuk kanë për t’i sjellë asgjë më të mirë kësaj shoqërie, që kërkojnë të përmirësojnë, siç pretendojnë, përkundrazi janë duke e dëmtuar atë.

Nuk mund të ngrihesh kundra fitres (natyrshmërisë së lindur njerëzore) dhe të mos kesh pasoja të rënda çekuilibrimi në shoqëri, sepse forca që e vë në lëvizje këtë natyrshmëri, është shumë herë më e madhe dhe e pa përballueshme, sesa çfarëdo projekti utopik edukativ e “çlirues” që pretendojnë mëtuesit e saj.

Është e vërtetë se edukimi dhe mjedisi social mund të manipulojnë që në fëmijëri fitren e njeriut, duke e deformuar atë, por nuk mund ta kthejnë dot atë në një fitre të re, me të cilën do të lind më pas çdo njeri që vjen në jetë. Fitra në të cilën e ka krijuar Zoti njeriun, e gjen gjithmonë rrugën e saj të kthimit tek njeriu, sado kohë dhe mund të konsumohet për ta ndryshuar atë.

“Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu.” (er-Rum: 30)

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit