9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Për çfarë vlejnë sot gjykatat për krimet e luftës?

Më të lexuarat

Nga Ivan Sascha Sheehan, Newsweek

Kush është fajtor në një luftë civile? Pasi janë thënë dhe bërë të gjitha, pasi janë vrarë ose zhvendosur mijëra njerëz, pas abuzimeve flagrante mëtë drejtat të njeriut, pas përfitimeve, kriminalitetit dhe katastrofës humanitare, realiteti fatkeq është se ndarja e fajit është shpesh më shumë një çështje e leverdisë politike sesa e përgjegjësisë reale.

Fituesit e luftës zgjedhin dikë për ta bërë kurban, dhe Shtetet e Bashkuara e udhëheqin bashkësinë ndërkombëtare në korin e zgjuar të retorikës mbi të drejtat e njeriut. Prania e fundit e presidentit Joe Biden në samitin e G7-ës, synonte të projektonte një angazhim të ripërtërirë të Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut jashtë vendit.

Por nuk është e qartë sesa është i gatshëm ai që të braktisë qasjen e vjetër dhe të kërkojë masa më të ashpra. Në Afrikë, popullariteti i gjykatave të krimeve të luftës është sërish në rritje. Ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare është kapur me Bregun e Fildishtë dhe problemin e saj të përhershëm,krizën e Darfurit, ka thirrjet për gjykime të reja për shkak të konflikteve të reja në Etiopi, apo edhe ankesave të tjetra në Liberi.

Në fakt, IÇ duket sikur ekziston kryesisht vetëm për të ndëshkuar afrikanët për humanizmin e tyre më të keq që kanë demonstruar – nga 14 çështjet nën hetim, 11 janë nga ky kontinent. Gjykatat e krimeve të luftës- një mekanizëm që supozohet të bëjë ballafaqimin me të kaluarën -i përmbushin rrallë premtimet e tyre.

Ato mund të shndërrohet në një lloj “futbolli politik”, që përdoren për të poshtëruar rivalët dhe njëkohësisht për të mbuluar mëkatet e veta. Këto gjykata mund të bëhen vendkalime për palët ndërluftuese,të cilat kërkojnë të vonojnë drejtësinë apo të shkelin marrëveshjet e paqes.

Në rastin më të keq, me këmbënguljen e tyre për të gjetur dikë të fajshëm për krimet e së kaluarës, ato rrezikojnë që të mundësojnë abuzime të reja. Për shembull, në Darfur një konflikt midis grupeve rebele jo-arabe dhe milicive arabe të armatosura nga ish-diktatori Omar Al-Bashir degradoi në një spastrim etnik dhe gjenocid të kryer nga qeveria sudaneze.

Krimet në Darfur iu referuan gjykatës ndërkombëtare në vitin 2005, por kjo e fundit nuk ka dënuar ende ndonjë nga 5 personat e vënë nën akuzë. Tre prej tyre, përfshirë Al-Bashir, ish-Ministrin e Mbrojtjes Abdel Raheem Hussein dhe ish-Ministri e Brendshëm Ahmad Harun, ndodhen në burg që nga largimi i tyre nga pushteti pas protestave popullore dhe një grushti shteti të ndërmarrë nga ushtria në vitin 2019.

Arrestimi i Al-Bashir, Hussein dhe Harun nuk është dhe aq një fitore e përgjegjësisë, se sa një fitore për shumë sundues të ligjshëm të vendit, të cilët të bëjnë çmos që rivalët e tyre të gjykohen përfundimisht për krime lufte, teksa ata do të marrin frenat e pushtetit.

Ndërkohë, përleshjet janë përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, me qindra të vrarë në sulmet që kanë zhvendosur më shumë se 230.000 banorë të Darfurit. Nga ana tjetër është “kushëriri” më i mirë i gjykatës së krimeve të luftës, komisioni i së vërtetës dhe pajtimit.

Në imagjinatën kolektive, procesi i “së vërtetës dhe pajtimit” shihet shpesh si diçka madhështore, që çon gjithmonë drejt vendosjes së drejtësisë.

Ne e imagjinojmë Nelson Mandela duke marshuar paqësisht me grushtet ngritur, për të rrëzuar shtetin e Aparteidit dhe për të rivendosur vlerat humanitare. Por kjo nuk është e gjithë e vërteta. Shihni rastin e sotëm të Sudanit të Jugut, ku një qeveri e brishtë dhe që vështirë se mund të cilësohet tërësisht i ligjshme, ka marrë mbështetjen e qeverisë amerikane dhe shuma të mëdha ndihme financiare, dhe që nuk mund të vendosë ende nëse ata ndihet komode duke ecur përpara me një të ashtuquajtur gjykatë hibride, për të cilën u ra dakord gjatë një marrëveshje për paqen në vitin 2018.

Kjo gjykatë, që do të ishte organi i parë i këtij lloji që do të vepronte së bashku me Unionin Afrikan, do të akuzohet për hetimin dhe ndjekjen penale të atyre që qenë të përfshirë në vepra të rënda gjatë luftës civile përgjatë viteve 2013-2020.

Krimet në fjalë nuk kanë të ngjarë të shohin ndonjëherë dritën e diellit, duke pasur parasysh faktin që anëtarët e të dy palëve ishin të përfshirë drejtpërdrejt në luftë dhe mekanizmin që synonte t’u ofronte drejtësi viktimave të saj.

Ndoshta shembujt më të qartë të politizimit të gjykatave të krimeve të luftës dhe komisioneve të së vërtetës dhe të pajtimit, gjenden në Liberi, ku apelet e reja për llogaridhënie pas luftës civile që shkatërroi vendin përgjatë viteve 1989-2003, kanë ngritur pikëpyetje të pakëndshme për elitën politike siberiane.

Tek e fundit, gjykatat e krimeve të luftës janë më popullore midis 2 grupimeve:elitave globale që shohin larg dhe që lëshojnë paditë penale nga Haga, dhe komandantëve të luftës, të cilët pasi kaluan nga fusha e betejës në sallën e gjykatave, dhe më pas tekparlamentet e vendeve të tyre, e kuptojnë se krimet e luftës janë politikisht të dëmshme për kundërshtarët \e tyre, por jo dhe aq efektive pasi nuk ka gjasa që ato të japin efektin e kundërt.

Dhe pastaj janë ata që kërcejnë nga një grupim tek tjetri, duke shpresuar se nuk do të arrijnë të ulen kurrë në një gjykatë të vërtetë të së drejtës ndërkombëtare. Lajmi i mirë është se Shtetet e Bashkuara kanë mundësi të tjera.

Nëse administrata e Joe Biden, është vërtetë e përkushtuar ndaj llogaridhënies në Afrikë, sanksionet ekonomike janë shumë më të dëmshme sesa një ushtrim që sado idealist të jetë, deri më tani nuk ka arritur të prodhojë rezultate. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Shënim: Ivan Sascha Sheehan, është drejtor ekzekutiv i Shkollës së Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimorës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit