12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Europa ‘po ndëshkon Mbretërinë e Bashkuar’ për largimin nga BE

Më të lexuarat

Nga Alasdair Sandford, euronews 

Shumica në katër vendet më të mëdha të Bashkimit Europian mendojnë se pas daljes së Britanisë nga BE marrëdhëniet midis politikanëve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk janë më si më përpara. Ata mendojnë gjithashtu se BE dëshiron të ndëshkojë Mbretërinë e Bashkuar për largimin.

Sondazh i euronews tregon marrëdhëniet e tensionuara midis të dy palëve – pavarësisht  marrëveshjeve  mbi kushtet e largimit të MB në janar 2020, mbi tregtinë dhe lidhjeve të tjera me Mbretërinë e Bashkuar si një vend jo-anëtar .

Ata gjithashtu sugjerojnë që shumica e njerëzve besojnë se BE-ja nuk është as më mirë dhe as më keq pa Britaninë e Madhe si anëtare. Vetëm një në shtatë persona mendojnë se  BE-ja është më mirë pa MB, raporton abcnews.al

Që kur Britania zyrtarizoi largimin BE në fillim të këtij viti, Londra dhe Brukseli  kanë pasur mosmarrëveshje  për zbatimin e rregullave të reja tregtare për Irlandën e Veriut dhe ndikimin që ato do të kenë  në një marrëveshje historike të paqes.

Vendet gjithashtu kanë pasur përplasje  për të drejtat e peshkimit, eksportet e vaksinave dhe përfaqësimin diplomatik. Njerëzit në Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë u pyetën nëse ata mendonin se sjellja e politikanëve britanikë ndaj BE-së dhe anëtarëve të saj kishte ndryshuar ose jo pas Brexit.

Në të katër kombet,  shumica thanë se sjellja e BE-së ndaj Britanisë kishte ndryshuar: 51% në Spanjë, 43% në Itali, 39% në Gjermani dhe 37% në Francë.

Politikanët dhe negociatorët britanikë kanë argumentuar se BE-ja  nuk dëshiron të bëjë kompromis në lidhje me Protokollin e Irlandës së Veriut: marrëveshja e detyrueshme e Brexit e cila krijon pengesa tregtare në Mbretërinë e Bashkuar përtej Detit të Irlandës në mënyrë që të mbajë një kufi të hapur tokësor me Republikën Irlandeze, një anëtare e BE-së.

Konflikti u përshkallëzua edhe më shumë mbi kontrollet në eksportin e  mishit që vijnë nga nga Britania për në Irlandën e Veriut. Në një artikull për Financial Times në fillim të këtij muaji, ministri i Brexit David Frost akuzoi BE për “purizëm ligjor” dhe për përpjekjen  për të imponuar rregullat e saj.

Udhëheqësi i ri i partisë më të madhe të Irlandës së Veriut, Edwin Poots i DUP, tha se BE po e trajtonte rajonin si një “lojë”. Londra ka pretenduar se Emmanuel Macron ka bërë komente “ofenduese” duke sugjeruar se Irlanda e Veriut nuk ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Udhëheqësit e BE-së kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se ata janë të hapur për zgjidhje pragmatike në lidhje me Irlandën e Veriut ndërsa nga MB kërkojnë të respektojë marrëveshjen që nënshkroi, raporton abcnews.al

Por sipas sondazhit shumë europianë besojnë se politikanët e BE-së nuk janë treguar shumë të sjellshëm që nga Brexit. Sondazhi zbulon se tre nga katër vende, një numër më i madh i njerëzve (44% në Spanjë, 43% në Itali, 39% në Gjermani) mendojnë se sjellja e BE-së dhe politikanëve europianë  ka ndryshuar ndaj MB, në krahasim me ata që mendojnë se qëndrimi i tyre ose nuk ka ndryshuar ose është bërë më i afërt.

Disa prej njoftimeve  nga udhëheqësit e BE-së mbi ngërçin e Irlandës së Veriut kanë qenë të qarta, megjithëse të sjellshme. Negociatori i lartë i Komisionit Maros Sefcovic tha se durimi i BE-së me MB po mbaronte.

Paraardhësi i tij Michel Barnier tha javën e kaluar Britania e Madhe kishte nevojë t’i “kushtonte vëmendje reputacionit të saj” dhe i bëri thirrje Johnson të “respektojë  marrëveshjen”.

Presidenti Macron i tha kryeministrit të MB, të mbante fjalën e tij. Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha për  Euronees se donte që britanikët ” të bënin punën e tyre dhe të zbatonin atë për të cilën kemi rënë dakord”.

Sipas sondazhit, shumica nga katër vendet e BE-së janë dakord me deklaratën se : “Bashkimi Europian dëshiron të ndëshkojë Mbretërinë e Bashkuar për largimin”.

Në tre kombe, më shumë njerëz (në Itali 35%, Spanjë 34%, Francë 33%) menduan të njëjtën gjë. Vetëm në Gjermani pjesa më e madhe mendonte të kundërtën.(32% krahasuar me 30%), raporton abcnews.al

Sefcovic ka kërcënuar se do të hakmerret nëse Londra prish marrëveshjen e detyrueshme pas Brexit për të cilën ka rënë dakord. Von der Leyen gjithashtu ka thënë se BE do të përdorë të gjitha mënyrat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, aty ku është e nevojshme”.

Sidoqoftë, udhëheqësit e BE-së argumentojnë se masa të tilla do të përdoren vetëm për të ndëshkuar Mbretërinë e Bashkuar për shkeljen e kushteve të një traktati të detyrueshëm ndërkombëtar.

Sipas sondazhit, shumica e europianëve mendojnë se BE-ja dëshiron të ndëshkojë në Mbretërinë e Bashkuar për guximin që mori duke u larguar nga blloku. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit