Qeveria e Serbisë për 100 ditët e para të mandatit të vet, në Kosovë ka ndërtuar 41 banesa, 16 shtëpi dhe ka shpërndarë 53 pako të materialit ndërtimor për ndërtimin e shtëpive, transmeton Koha.net.
Kështu citon tanjug të ketë thënë Marko Gjuriq, i cili dje në Mitrovicën veriore ua ka dorëzuar kontratat për banim familjeve të 12 njësive banesore në bllokun e banimit të sapondërtuar.
“Në këto familje jetojnë 20 vogëlushë dhe kjo është porosia më e mirë për njerëzit tanë në Kosovë. E ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës janë njerëzit dhe detyrimi ynë si Qeveri e Serbisë të përkrahim popullin tonë që dëshiron të mbetet këtu, që me qëndrim dëshiron të kultivojë kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Gjuriq.
Për 100 ditë, Serbia në Kosovë ka ndërtuar 41 banesa dhe 16 shtëpi
