22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Pentagoni: Me sukses u goditën të gjitha objektivat në Siri

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Pentagoni thotë se të gjitha objektivat janë goditur me sukses nga sulmet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Dana White, ndihmës sekretarja e mbrojtjes për marrëdhënie me publikun ka thënë se sulmet u kryen për të “ulur aftësitë e Sirisë për përdorimin e armëve kimike në të ardhmen”.

“Sulmet nuk paraqesin ndryshime në politikën e SHBA-së apo përpjekje për të përmbysur regjimin sirian. Por, ne nuk mund të lejojmë shkelje të tilla të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, tha White.

Ajo i kërkoi Rusisë të “respektojë angazhimin e saj” për të siguruar që regjimi i Bashar al-Asadit të braktisë armët kimike.

Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prilli, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa objektiva të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs të Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit