19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Pavarësisht pengesave të Izraelit, 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Më të lexuarat

Forcat izraelite kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të rrepta të identitetit në hyrjet e Mesxhid Al-Aksës

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave nga Izraeli, mësohet se 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të rrepta të identitetit në hyrjet e Mesxhid Al-Aksës.

Pavarësisht pengesave të Izraelit, muslimanët u dyndën në Al-Aksa për namazin e xhumasë. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit publikoi informacionin mbi numrin e besimtarëve që falën namazin e xhumasë.

Sipas kësaj, rreth 50 mijë besimtarë falën sot namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Forcat izraelite janë të vendosura rreth Kudsit dhe veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe praktikojnë kontrolle të rrepta për ata që vijnë për të kryer lutjet në Al-Aksa.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit