Pasojat e luftës së Gazës mbi Izraelin në shifra: depresion, frikë dhe probleme psikologjike

Më të lexuarat

Një raport për vitin 2024, i titulluar “Fytyra e shoqërisë”, i publikuar nga Enti Qendror i Statistikave të Izraelit, zbulon ndryshime të forta demografike dhe psikologjike në Izrael si pasojë e luftës në Gaza:

Numri i personave me aftësi të kufizuara në Izrael u rrit ndjeshëm nga 1.16 milionë (11.7% e popullsisë) në vitin 2023 në 1.32 milionë (13.1%) në vitin 2024.

Numri i ushtarëve me aftësi të kufizuara psikologjike u rrit nga 13,600 në 2023 në 16,100 në 2024.

Në zonat përreth Gazës, numri i personave me aftësi të kufizuara u rrit nga 52,900 në 76,700.

Përqindja e atyre që besojnë se jeta e tyre nuk do të përmirësohet ose do të përkeqësohet u rrit nga 30.7% në 2023 në 33.8% në 2024.

Përqindja e personave që raportuan se ndihen të depresionuar pas luftës u rrit nga 25.5% në 33.9%.

33.6% e të rriturve shprehën frikë nga sulme “terroriste” në zonat e tyre, ndërsa në komunitetet përreth Gazës kjo përqindje arriti në 55.1%.

Nga tetori 2023 deri në shtator 2024, rreth 79,900 izraelitë u larguan nga vendi, një rritje prej 6.9% krahasuar me vitin e kaluar.

Në komunitetet përreth Gazës, ndjenja e sigurisë ra nga 80.4% në 64.9%.

Burimi: Ynet + Israel Hayom/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit