15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pash Zotin ma mbush këtë qyp me mjaltë!

Më të lexuarat

Lejth ibnu Sad ishte biznesmen mjalti dhe një herë i mbërriti një anije me voza plot mjaltë. Teksa punëtorët shkarkonin vozat me mjaltë, një zonjë e moshuar dhe e varfër, me një qyp të vogël në dorë, iu afrua dhe i tha:

”Pash Zotin ma mbush këtë qyp me mjaltë!”
Lejth ibnu Sad refuzoi dhe ajo u largua e zemëruar.
Nga ana tjetër, Lejth ibnu Sad urdhëroi një punonjës dhe i tha:”Ndiqe pas atë zonjën dhe çoji një voz me mjaltë në shtëpi!”

Burri u çudit dhe ndërhyri:”Një voz me mjaltë?! Ajo të kërkoi një qyp dhe nuk ia dhe, përse dëshiron ti japësh një voz plot mjaltë! “

Lejth i tha:”Ajo na kërkoi sipas mundësisë së saj, ne do i japim sipas mundësive tona!”

Profeti Muhamed a.s thoshte:”Vepra e mirë bie në dorën e Zotit para se të bjerë në dorën e nevojtarit!”

Zoti u dhashtë nisur nga bujaria e Tij jo nga nevojat tuaja!

Pershtati: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit