18.8 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

“Pas referendumit do të rishqyrtojmë marrëveshjen me BE-në”

Më të lexuarat

Erdoğan: “Pas referendumit për reformat kushtetuese do të rishqyrtojmë marrëveshjen me BE-në për luftën ndaj migracionit ilegal”

ANKARA (АА) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje deklaroi se shteti i tij pas referendumit për reformat kushtetuese do të rishqyrtojmë marrëveshjen me BE-në për luftën ndaj migracionit ilegal, raporton Anadolu Agency (AA).

“Siç kam thënë edhe më herët, 16 prilli do të caktojë shumë gjëra. Do të ulemi edhe me Qeverinë dhe do të bisedojmë për atë nga A-ja deri te Z-ja. Gjithçka do ta rishqyrtojmë”, deklaroi Erdoğan në një intervistë për CNN Turk dhe Kanal D.

Ai shtoi se përfaqësuesit zyrtarë të BE-së nuk kanë të drejtë të caktojnë të drejta demokratike për popullin turk. “Komisionerët e BE-së dhe përfaqësuesit e tjerë të tyre zyrtarë nuk kanë të drejtë të caktojnë se çfarë janë të drejtat demokratike të popullit turk. Ky popull të drejtat e veta demokratike do t’i caktojë në pajtim me vetëdijen e tij të thellë”, deklaroi presidenti turk.

Ai theksoi se BE-ja e mashtron Turqinë që nga viti 1963, kur Ankaraja parashtroi kërkesë për anëtarësim. “Kjo është një strukturë që na mashtron nga viti 1963 deri më sot. Kjo strukturë edhe më tej na mashtron”, thekson Erdoğan.

Ai kujtoi se BE-ja më herët nuk pranonte që Turqia të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve, duke shtuar se Turqia më nuk është vend i cili do të pranojë qëndrime të tilla.

“Turqia më nuk është vend i cili do të pranojë gjëra të tilla. Nëse mundet, mundet, nëse nuk mundet – nuk mundet. Por doemos duhet përfundimisht të kuptojmë, ata patjetër të kuptojnë, se nuk është te ne. Problemi krejtësisht është për shkak të disa vendeve të caktuara të BE-së. Sepse, në mesin e vendeve të BE-së ka të ndershëm dhe të sinqertë”, deklaroi Erdoğan.

Ai në fund përmendi se Turqia deri në vitin 2023 planifikon që për 100 vjetorin e Republikës së Turqisë ta rris Bruto Prodhimin e Brendshëm për kokë banori në 22.000 dollarë.

“Njëkohësisht kemi për qëllim që Bruto Prodhimin Kombëtar ta rrisim në dy trilionë dollarë”, deklaroi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit