10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Hüseyin Kurt i cili u plagos nga policia holandeze do të kurohet në Turqi

Më të lexuarat

Do të jetë nën kujdesin e mjekëve turq gjendja shëndetësore e Hüseyin Kurt i cili ndodhej në mesin e qytetarëve të mbledhur për ti dhënë mbështetje ministres turke në Holandë

STAMBOLL (AA) – Do të jetë nën kujdesin e mjekëve turq gjendja shëndetësore e Hüseyin Kurt i cili ndodhej në mesin e qytetarëve të mbledhur për ti dhënë mbështetje ministres së Familjes dhe të Politikave Sociale Fatma Betül Sayan Kaya para Kryekonsullatës së Turqisë në Rotterdam dhe i cili gjatë ndërhyrjes së policisë u kafshua nga qeni i policisë holandeze dhe i cili ka patur fraktura në unazat e qafës dhe në bel, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurt pasi dje në mbrëmje është sjellur në Turqi nga Ministria e Shëndetësisë ka nisur të marrë mjekimin në spitalin arsimor dhe kërkimor “Fatih Sultan Mehmet” ku sipas ekzaminimeve janë përcaktuar fraktura në unazat e qafës dhe në bel.

Kurt i cili u sulmua nga policia edhe me shkop gome në ngjarjen e përjetuar më 11 mars në Holandë ishte dërguar në shtëpinë e tij pas ndërhyrjes së parë. Duke përjetuar dhimbje të vazhdueshme në qafë dhe në bel Kurt pas insistimeve të tij 5 ditore ndaj mjekut të familjes shkoi në spital për të kryer një radiografi dhe u përcaktuan frakturat në unazat e qafës.

Pas mos ekzaminimit të frakturave në pjesën e belit në Holandë, Kurt pas bisedimeve të zhvilluara mbërriti në Stamboll për përfundimin e mëtejshëm të mjekimit të tij në Turqi.

“Menduam shumë gjëra, ndiem shumë gjëra”

Në përgjigje të pyetjeve të gazetares së AA-së Kurt tha se shkuan në Rotterdam pasi ishin informuar nëpërmjet medias sociale dhe se në fillim nuk kishin patur asnjë problem.

Pasi ka vënë në dukje se policia holandeze nisi të ndërhynte me shkopinj gome dhe qen Kurt ka shpjeguar ato që kanë ndier në ato momente:

“Menduam shumë gjëra, ndiem shumë gjëra. Ndodh një moment ku edhe dhimbjet ndalojnë. Ndiem dhimbje, gëzim, shumë gjëra, ndjesi ndryshe. E kam të vështirë të mendoj sërish se policia na sulmoi, madje as që dua ta mendoj atë moment. Ishte një dhunë ekstreme që policia ushtroi mbi ne, një dhunë e papritur nga ne. Unë kam lindur, jam rritur dhe studioj në Holandë dhe nuk e prisja kurrë një veprim të tillë ekstrem të policisë. Unë kam të drejtë dhe çdo kush në Evropë ka të drejtën të ishte i pranishëm atje. Evropa është një zonë demokrate, por sigurisht që pas këtyre ngjarjeve në mendjen tonë formohen disa pikëpyetje. Uroj që mos të ndodhin edhe njëherë gjëra të tilla. Uroj qetësinë, lumturinë edhe të komunitetit turk edhe të atij holandez që jetojnë atje. Ne kështu kemi mësuar nga familja jonë, nga feja jonë; të jetojmë në paqe…Ne jemi njerëz që dëshirojmë paqen. Kemi një strukturë ku shoqëri të ndryshme mund të jetojnë së bashku. Nuk dëshironim kategorikisht që kjo të arrinte deri në këtë pikë. Por fatkeqësisht këto ndodhën”.

Kurt ka shpjeguar më tej se në Holandë në spital ishte dërguar pa ndjenja. Personeli shëndetësor që ndodhej në vendin e ngjarjes nuk kishte ndërhyrë, edhe në procesin në spital nuk kanë vërejtur një interesim, madje se edhe frakturat në unazën e qafës janë mundur të përcaktohen në ditën e pestë pas shkuarjes në spital si rezultat i insistimeve.

Pasi ka vënë theksin se janë zhgënjyer përballë kësaj situate Kurt ka thënë: “Me atë ndjenjë të keqe, sikur tronditet besimi. Mirë policia, politika dhe punët e tjera por në shëndetësi të paktën duhet të kryheshin trajtime si njeri. Më pas erdhi një ftesë nga kryekonsullata jonë, nga Ministria e Shëndetësisë në Turqi që ‘nëse është e nevojshme i kryejmë ne ekzaminimet‘. Në të njëjtën kohë kjo ka qenë një traumë edhe për familjen time. Por jemi disi të qetësuar tani. Sepse më ka munduar shumë duke menduar vazhdimisht atë situatë. Më ka traumatizuar”.

“Ka interes, tregohet dashuri për njeriun. Shpreh falënderimet shtetit tonë që ka rregulluar këtë çështje dhe nuk na ka munduar aspak. Gjithashtu falënderoj edhe të gjithë punonjësit, të japin një besim. Sidomos që pasi të jeshë nën kujdesin e mjekëve turq pas atyre që kam përjetuar. Mendimi im personal është se ndoshta mund jetë e vërtetë për ata që thonë se teknologjia në Evropë është më e lartë por kur krahasoj ato atje me këto këtu dashuria këtu fiton dhe i kalon teknologjitë e tyre atje. Kemi ardhur në një situatë ku këtu kanë bërë ekzaminimin e frakturës në bel të cilën ata nuk mundën ta përcaktonin. Më erdhi dhe më kontrolloi kirurgu palstik, gjëra këto të cilat nuk mund ti arrish në Holandë”, thotë Kurt.

“Nga brenda më kaloi një mendim, që është shumë i rëndësishëm, nuk është më ajo Turqia që janë larguar baballarët dhe gjyshërit tanë. Kur ata erdhën në Evropë situata ishte ndryshe…Tani e vërejmë me sytë tanë se Turqia ka ndryshuar. Për mendimin tim kategorikisht që Turqia nuk është prapa Evropës, madje kam vërejtur se është edhe para saj. Këto janë ato që unë kam arritur të dalloj vetëm në dy ditë”, tha Hüseyin Kurt duke shtuar se që në momentin e parë kur ka mbërritur në Stamboll çdo gjë ka qenë më ndryshe.

“Mënyra e sjelljes së policit me qen nuk është njerëzore”

Ai tha se pas ngjarjes asnjë zyrtar holandez nuk e ka kontaktuar dhe nuk e ka vizituar, ku vetëm pronari e ka telefonuar duke i shprehur të shkuarat. Kurt ka theksuar “Si njerëz duhet ta duam njëri tjetrin. Kategorikisht ne nuk kemi asnjë gjë me holandezët. Për këtë arsye jetojmë dhe vazhdojmë të jetojmë atje. Zemrat tona janë që njerëzit të sillen mirë me njëri tjetrin dhe në botë të mbizotërojë paqja. Për shembull mënyra e sjelljes së policit me qen nuk është njerëzore. Edhe këto gjëra diplomatike të mos arrijnë në këtë situatë. Njerëzit të jetojnë në paqe me njëri tjetrin, pavarësisht vendit ku ndodhen. Unë mendoj nga pikëpamja njerëzore, dhe kjo është detyrë e imja edhe si musliman. Si rezultat unë kam lindur dhe jam rritur në Holandë. Por, pritjet këtu, interesimet janë të pashpjegueshme…”

“Në periudhat në vijim pacienti ynë do të jetë më mirë”

Drejtuesi i spitalit arsimor dhe kërkimor “Fatih Sultan Mehmet”, Doç. Dr. Aytekin Kaymakçı tha se pacientit në Holandë i janë kryer disa diagnostikime dhe mjekimet në këmbë dhe më pas është dërguar në shtëpi, por se diagnostikimi për frakturën në unazën e qafës i është bërë në ditën e pestë pas insistimeve nga dhimbjet e vazhdueshme.

“Pacientin e kemi marrë ne nën kujdes. Më pas kemi plotësuar konsultimet me klinikat e neurokirurgjisë, ortopedisë, kirurgjisë plastike, sëmundjeve ngjitëse, dhe me klinikën e mjekësisë emergjente. Si rezulat kemi diagnostikuar frakturë në unazën 6 në qafë, në të njëjtën kohë edhe në frakturën e dytë në bel, në shtyllën kurrizore e cila nuk ishte përcaktuar në Holandë. Atje është kapërcyer nga ana e mjekësisë. Gjtihashtu janë pastruar plagët në këmbën e majtë të pacientit”, informoi Kaymakçı duke vënë në dukje se kur pacienti kishte mbërritur në spital në fytyrën e tij kishte një ndjenjë frike dhe shqetësimi.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se frakturat në qafë dhe bel nuk kanë dëmtim të nervit neurologjik dhe se nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale Kaymakçı tha se “Por, ne aplikojmë një metodë që ne e quajmë trajtim konservativ. Në periudhat në vijim pacienti ynë do të jetë më mirë. Parashikojmë se zotëria Hüseyin do të jetë nën trajminin tonë për një javë”.

“Ne si spital po bëjmë çdo gjë që kemi që pacienti të arrijë shëndetin e mëparshëm”, tha Kaymakçı duke shtuar se në të njëjtën kohë ky proces është një proces serioz traumatik dhe për këtë arsye ndaj Kurt do të sigurohet edhe mbështetje psikologjike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit