22.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Ndihmë humanitare për Somalinë nga Gjysmë Hëna e Kuqe Turke

Më të lexuarat

Ambasadori i Turqisë në Mogadishu, tha se Gjysmë Hëna e Kuqe dhe organizatat e tjera humanitare që vijnë nga Turqia do të luajnë rol kryesues në luftimin e krizës së thatësirave

MOGADISHU- Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka dorëzuar një ton material të ndihmës humanitare tek Komiteti Kombëtar për Luftimin e Thatësirave në Somali, me qëllim të lehtësimit të krizës humanitare në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Olgan Bakar, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e dorëzimit tha se Gjysmë Hëna e Kuqe dhe organizatat e tjera humanitare që vijnë nga Turqia do të luajnë rol kryesues në luftimin e krizës së thatësirave, me të cilat ballafaqohen rajone të shumta të Somalisë.

Bekar theksoi se Turqia së bashku me organizatat humanitare do ta zgjasë dorën e ndihmës tek somalezët e prekur nga thatësira, duke shtuar se këto ndihma humanitare do të dorëzohen në mënyrë emergjente në këtë rajon, para se kjo gjendje të shndërrohet në një katastrofë njerëzore.

Kurse drejtori i përgjithshëm i Gjysmë Hënës së Kuqe Turke, Dr. Mehmet Güllüoğlu u shpreh se ka ardhur në këtë shtet për ta ndjekur nga afër gjendjen njerëzore në kontinentin e Afrikës, duke theksuar se materialet humanitare të dorëzuara nga Gjysmë Hëna e Kuqe janë një pjesë e vogël e fushatës humanitare të realizuar në Somali, që vuan nga problemi i thatësirave.

Güllüoğlu tha se janë duke bashkëpunuar me institucionet qeveritare dhe Komitetin Kombëtar për Luftimin e Thatësirave në Somali, në mënyrë që të identifikohen vendet më të prekura nga ky fenomen dhe që ndihmat humanitare të dorëzohen sa më shpejt.

Duke rikujtuar rolin kryesues të tyre në luftën kundër urisë gjatë vitit 2011 në Somali, Güllüoğlu theksoi se Gjysmë Hëna e Kuqe ka një përvojë në këtë aspekt dhe shtoi se do t’i thellojnë përpjekjet e tyre që gjendja e krijuar në këtë shtet të mos shndërrohet në krizë njerëzore.

Ndërkaq, anëtari i bordit të Komitetit Kombëtar për Luftimin e Thatësirave në Somali, Sheikh Nur Barud Gurhan falënderoi Turqinë për ndihmat e bëra për Somalinë, e cila ndodhet në një gjendje të vështirë. Ai theksoi se ka besim të plotë në atë se organizatat humanitare turke nuk do t’i ndalin ndihmat e tyre për popullin somalez, që sipas tij janë viktimë të thatësirave dhe të urisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit