Pas 30 vjet studimi, murgu budist konvertohet në Islam

Më të lexuarat

Pas 30 vjet studimi, murgu budist konvertohet në Islam

Pas studimit të të gjitha religjioneve të botës, murgu 66-vjeçar budist nga Tajvani ka vendosur të pranojë Islamin.

28 vite i kaloi si murg në Tajvan, më pas filloi udhëtimin në kërkimin të së vërtetës, dhe në fund e pranoi Islamin si besim të përsosur e të bukur.
Agjencitë maleziane të lajmeve kanë bërë të ditur se deklarimin e shehadetit murgu e ka bërë në xhaminë kineze dhe se gjatë ceremonisë së konvertimit të tij mori pjesë presidenti i Shoqatës muslimane kineze Melake, Lim Soon Jooi, i cili tha: “Si murg, ai ka studiuar shumë fe të botës. Dhe gjatë kësaj kohe, ai thotë se ka gjetur se Islami është feja më e plotë që i mbulon të gjitha aspektet e jetës”.
Soon Jooi më tej tha: “Detyra jonë kryesore është ta ndihmojmë atë që të mësoj më shumë për Islamin. Së pari ne do t’ia mësojmë gjuhën mandarin, sepse ai nuk di rrjedhshëm as gjuhën malaje, e as atë angleze. Kjo kërkon durim”, përfundoi ai.
Murgu është me origjinë nga Johori, ndërsa në Melaka kishte ardhur tre javë më parë./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit