10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Para gati një shekulli, Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra në hytbe do të thoshte këto fjalë

Më të lexuarat

Para gati një shekulli, Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra në hytbe do të thoshte këto fjalë:
Biri im i dashtun, të kam rrit në gjit t’em, sot jeta ime ka mbet në duart t’ande. Po të lutem me lot gjaku të dëgjosh ç’po t’urdhënon Zoti i madh e i vertetë “Amanetet t’ia jepni atyne qi janë të zotë” d.m.th. mos shifni as hatër as interesa.
Biri im, këtë barrën e Amanetit që t’a hodhi sot mileti në qafë t`ande mos e përdorë për keq, por jepja ati qi asht i zoti, asht i ndershëm, namuzqar e dindar. Mos ja ep ati që të shet per nji tollonë, mos ja ep ati që s’ka frikë Zotin e s’beson as gja fare. Se e pe me sytë t’and që disa parlamentarë qysh u ndodhën kontra fesë. Pejgameri alejhis-selam urdhënon: “Puna, kur i jepet ati qi nuk asht i zoti, atëherë pritet se u ba kijameti” d.m.th. dini po ra në duart t’atyne qi s’janë të zotët ahere asht ba kijameti i dinit.
Vatani po ra në duart t’atyne qi s’kan dashuri atdheu, s’kan din, s’kan namuz ahere u ba kijameti i vatanit. Veç kijametit të math në këtë botë ka shum llojesh kijametun. Kijamet i ditunis, kijamet i mjeshtris, kijamet i pasunis, kijamet i shëndetsis, etj pra o biri i im në e quan vehten Mysliman emanetin që t’a ngarkoj populli, ngarkoja besnikut, namuzqarit e dindarit qi të donë si fenë ashtu dhe atdhenë. Mos e dhant Zoti, në qoftë se ja ngarkove tradhtorit, atij qi s’ka as fe as ndjenja kombëtare ahere je hain dhe amanetin e Zotit nuk e ke prue në vend, ahere ti po bahesh sebep me e prue kijametin e dinit e të vatanit, ti po e gremis namuzin e Imanin e këti populli.
Bir i im mblidh menët, ajy asemblisht, ajy zotni qi ke me dërgue ti, ajy do të hedh themelin e Shtetit t’ënd. Ajy që do të dërgojsh ti në dasht vendos që të ruhet feja, morali, zakoni t’ënd e gjith ndjenjat kombëtare e fetare. Në dasht jep vendim qi të rrënohet vatani, dini e Imani.
Prandaj të lutem biri im! At qi ke për me zgjedh ti marrësh besën duke këshilluem kështu:
(Unë po të zgjedh, si përfaqsues për të drejtat e tetmij (8000) frymve duke ngarkue në qafë t’ ande rreth e qarkazi barrën e emanetit të Shqiptarve. Para dua të me napsh besën o asemblist Shqiptar Mysliman që të përpiqesh me na mprue të drejtat e atdheut e të fesë. Po banë tradhti ke me gremis atdhenë, fenë etj.)
Tue qa po të thomë o biri i im. Mos u bëj shkak t`i bajsh tradhti amanetit që të vari populli, në don me i sigurue nevojat t’atdheut e të fesë. Se për ndryshe ke me e rrënue si vatanin ashtu edhe dinin.
Dijeni mirë se vatani pa din s’ qindron.
Çel syt sot të mos qajsh mot.
Zoti të ndihmoft!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit