Kanali izraelit 12 zbuloi detaje për njërën nga operacionet më të mëdha të llojit të saj të ndërmarra nga al-Kassam në Gaza që nga fillimi i gjenocidit të kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Operacioni ndodhi më 22 janar 2024 në kampin e refugjatëve al-Maghazi, në qendër të Rripit të Gazës.
Si pasojë e operacionit, u vranë 21 oficerë dhe ushtarë izraelitë, përfshirë 14 nga njësia ushtarake 8208, pjesa më e madhe e të cilëve u vra në atë kohë.
Pamjet e publikuara nga al-Kassam në atë kohë treguan një seri skenash nga operacioni:
Filloi me sulmin ndaj një ndërtese ku ishte e pozicionuar një forcë inxhinierike izraelite.
Më pas u godit një tank Merkava me një raketë antiblindazh të llojit Yasin 105.
Dhe përfundoi me momentin e shpërthimit të një fushe minash kundër forcës izraelite.
“Kanali e nisi raportin e saj me fjalinë: ‘Pamje që nuk do të harrohen dhe një imazh që nuk do të fshihet nga kujtesa’…
dhe është imazhi i njësisë 8208, nga e cila u vranë vetëm 14 ushtarë nga 21 gjithsej që u vranë në të gjithë operacionin.”
Qëllimi i ushtarëve ishte të shkatërronin lagjen Al-Maghazi, që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës, përballë kampit ushtarak Kisufim – një lagje nga e cila dolën luftëtarët më 7 tetor 2023.
Ata hynë në 33 ndërtesa me synim për t’i minuar dhe më pas shpërthyer, ndërkohë që elementët e njësive të çminimit dhe inxhinierisë në ushtrinë izraelite filluan të punonin duke kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, pasi i kishin minuar para se të largoheshin.
Një nga të mbijetuarit e operacionit tha:
• Vendosëm eksplozivë në çdo ndërtesë veçmas, dhe ishte planifikuar që të gjitha ndërtesat e lagjes të shpërthenin në të njëjtën kohë, në fund të operacionit.
• Plani parashikonte që ushtarët të qëndronin në dy ndërtesat e fundit deri në përfundimin e vendosjes së minave, pastaj të tërhiqeshin.
• Por ndodhi shpërthimi i dy ndërtesave me gjithë oficerët dhe ushtarët brenda, duke theksuar se mundësia që të shpërthenin ato ndërtesa ishte thuajse zero.
Për mënyrën e targetimit, të mbijetuarit thanë në kanalin 12 se:
• Një luftëtar palestinez ka dalë nga një tunel i afërt dhe ka lëshuar raketën e parë “RPG” në drejtim të një ndërtese.
• Kjo ka shkaktuar aktivizimin e të gjitha eksplozivëve.
• Më pas, luftëtari ka ndryshuar pozicionin dhe ka lëshuar raketën e dytë “RPG” në drejtim të një tanku Merkava afër ndërtesës.
Pas operacionit, ushtria ka nisur një operacion evakuimi të ndërtesës, i cili ka vazhduar gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat e të vdekurve, të cilët arritën në 21 viktima.
