10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

Më të lexuarat

Izraelitët s’përmbahet dot, edhe pas vrasjes së gazetares së Al Jazeera-s

Një adoleshent palestinez u vra mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi ajror izraelit në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

“Një djalë 17-vjeçar u vra dhe një tjetër 18-vjeçar u plagos rëndë nga plumbat (forcat) izraelite gjatë sulmit të tyre në Jenin”, tha ministria në një deklaratë.

Kampi i refugjatëve palestinezë në Jenin, shtëpia e rreth 14,000 njerëzve, është bërë kohët e fundit në qendër të tensionit, pas një valë sulmesh që vranë 19 persona.

Një civil palestinez dhe një ushtar izraelit u vranë dhe trembëdhjetë palestinezë u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit atje javën e kaluar.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka bërë të ditur emrin e ushtarit të rënë, Noam Raz. Autoriteti Palestinez ka bërë të ditur emrin e palestinezit të vdekur: ishte Daoud al-Zubaidi, vëllai i Zakaria al-Zubaidi, lideri i krahut ushtarak të lëvizjes Fatah të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Ahmadinejad, i arrestuar sërish.

Bastisjet erdhën pasi dhuna shpërtheu gjatë funeralit të SirinAbu Akleh, një gazetare e Al Jazeera, e cila u vra javën e kaluar ndërsa mbulonte një bastisje të ushtrisë izraelite në kamp.

Policia izraelite sulmoi një spital në Jerusalem dhe madje edhe njerëzit që mbanin arkivolin, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit