11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Pacolli takon kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Kahraman

Më të lexuarat

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë një mik i besueshëm i juaji”, është shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka zhvilluar një takim me Kryeparlamentarin e këtij vendi, Ismail Kahraman, raporton Anadolu Agency (AA).

Kahraman, në takimin e zhvilluar në Parlamentin e Turqisë, ka shprehur kënaqësinë e tij nga vizita e Pacollit dhe delegacionit të tij.

Në takim Pacolli ka vënë theksin në thellimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se Kosova si një shtet i ri ka nevojë për mbështetjen e shteteve të mëdha dhe të fuqishme mike për të siguruar vendin e duhur në arenën ndërkombëtare.

Ai në vijim ka shprehur falënderime për mbështetjen e deritanishme të Turqisë për Kosovën. “Kosova do të vazhdojë të qëndrojë një mik i besueshëm i juaji”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli.

Takimi më tej ka vazhduar i mbyllur për media.

Pacolli në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Turqi sot është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ndërsa nesër do të pritet nga kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım. Gjithashtu, Pacolli do të takohet edhe me ministrin turk të Zhvillimit, Lütfi Elvan si dhe me afaristë turq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit