8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

E pabesueshme, ja çmimi që është shitur kjo orë dhe arsyeja

Më të lexuarat

Të enjten një ofertues në ankand pagoi 17.8 milionë dollarë për një Rolex Daytona, që i përkiste aktorit Paul Newman. Ai vendosi një rekord të ri botëror për një orë dore të shitur në ankand, sipas shtëpisë së ankandit të New York Phillips.

Rolex-i iu dha fillimisht Newman-it nga gruaja e tij Joanne Woodward gjatë kohës që filmonte filmin e “Fitues”, me garat me makina, në fund të viteve 1960.

Përdorimi i orës në dorën e tij në këtë film, nxiti një mani mes fansave, të cilët i vunë edhe një pseudonimin aktorit, në bazë të atij stili të veçantë Rolex.

Këtë vit, James Cox-një ish i dashur i vajzës së Newman, Nell-vendosi ta nxjerrë në ankand origjinalin 1968, “Paul Newman” Daytona.

Aktori i njohur ja kishte dhuruar orën, ish-të dashurit të vajzës, në vitin 1984.

Kërkesa e këtij modeli Daytona, ishte më e larta që ka pasur ndonjëherë, duke e kthyer atë, ndoshta, në orën më të kërkuarën nga seleksionistat deri më sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit