…thonë urryesit e muslimanëve, por edhe ata që kane rene pre e këtij manipulimi historik.
Do të pajtohesha me këto slogane manipuluese antiosmane — që në fakt shpesh kanë prapavijë antimuslimane dhe antiislame
— nëse:
1) Himni kombëtar i Turqisë nuk do të ishte shkruar nga një shqiptar, siç ishte Mehmet Akif Ersoy.
2) Alfabeti dhe fjalori modern turk nuk do të formuloheshin nga një shqiptar, si Sami Frashëri.
3) Universiteti i parë modern në Perandorinë Osmane nuk do të ishte themeluar nga një shqiptar, si Hasan Tahsini.
4) Komandantët më të suksesshëm ushtarakë të mos kishin qenë shpesh shqiptarë.
5) Sulltanët të mos mbroheshin nga Garda ku shqiptarët kishin rol të madh.
6) Perandoria Osmane të mos kishte pasur dhjetëra kryevezirë shqiptarë. Në fakt, rreth 40–45% e kryevezirëve të shtetit osman ishin shqiptarë.
7) Shqiptarët të mos kishin luajtur rol kyç në momentet më kritike politike dhe ushtarake të Perandorisë Osmane, duke ndihmuar në mbijetesën dhe jetëgjatësinë e saj.
8) Arkitektura dhe urbanistika e shumë qyteteve osmane të mos ishte projektuar dhe administruar edhe nga shqiptarë.
9) Figura si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Pashko Vasa dhe vëllezërit Frashëri të mos kishin dalë nga Stambolli dhe administrata osmane.
Në fakt, vetë ekzistenca dhe kontributi i këtyre figurave shqiptare në shtetin osman — dhe më vonë edhe në shtetin turk — tregon qartë se nuk ka pasur një agjendë të veçantë kundër shqiptarëve.
Përkundrazi, shqiptarët kanë qenë pjesë përbërëse dhe me ndikim e atij shteti.
Si mund të pretendohet diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve, kur vetë popullit turk alfabetin ia formuloi një shqiptar, si Sami Frashëri, ndërsa himnin kombëtar ia shkroi një shqiptar tjetër, Mehmet Akif Ersoy?
Diskriminim do të quhej nëse turqit do të kishin qenë dukshëm më të privilegjuar, më të pasur apo më të zhvilluar se popujt e tjerë të Perandorisë. Por realiteti historik ishte më kompleks. Askush ndër miletet e Perandorisë Osmane nuk kishte privilegje absolute mbi të tjerët.
Në thelb, baza e shtetit osman ishte meritokracia dhe jo trashëgimia etnike.
Madje, nacionalistët e parë turq e kanë kritikuar vetë Perandorinë Osmane, duke pretenduar se “turqit ishin lënë pas dore”, sepse shumë nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur të shtetit nuk ishin etnikisht turq. Kjo tregon se Perandoria Osmane nuk funksiononte mbi bazë nacionaliste moderne, por mbi aftësi, besnikëri dhe kontribut.
Prandaj, osmanët janë pjesë e historisë shqiptare — me anët e tyre pozitive dhe negative.
Edhe Republika e Turqisë shqiptarët nuk i ka parë si të huaj.
Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve dhe figurave që kontribuan në themelimin e Turqisë moderne ishin shqiptarë.
Sami Frashëri nuk e shihte gjuhën turke në konkurrencë me shqipen, sepse kultura shqiptare u promovua edhe përmes gjuhës turke. Shumë elemente të kulturës shqiptare dolën në pah pikërisht nëpërmjet saj.
Ndërsa Mehmet Akif Ersoy, kur shkruante himnin që këndohet sot në Turqi, nuk e shihte atë thjesht si simbol etnik turk, por si mbrojtje të një qytetërimi dhe kulture të përbashkët.
Antimuslimanët antishqiptarë ne fakt e kane të gjithë helmin dhe urrejtjen e tyre ndaj Islamit. Fshihen pas termit Shqiptaria dhe gjoja ne emer shqiptarise ato ne fakt sulmojne shtyllen kryesore te kombit, muslimanet shqiptare te cilet perbejne dhe shumicen e kombit
Këta njerëz janë përçarës dhe antishqiptarë, sepse urrejnë mbi 70% të popullsisë shqiptare vetëm për shkak të besimit të tyre islam.
Shqiptarët e vërtetë dinë të bashkëjetojnë në harmoni.
Vetëm antishqiptarët i urrejnë shqiptarët për fenë e tyre.
/Nga Azem Kovaçi/
